🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,873 ▲ +0.22% ETH $2,244 ▲ +0.79% XRP $1.1595 ▼ -2.42% SOL $89.7700 ▼ -1.2%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Big-ët e tenisit botëror, letër kundër Roland Garros: Shpërblime shumë të ulëta!

Në mesazhin e gjatë të sportistëve kërkohet gjithashtu edhe vëmendje më e madhe nga pikëpamja shëndetësore dhe e pensioneve.

Të mëdhenjtë e tenisit nuk dorëzohen dhe kthehen të bashkuar, duke “sulmuar” organizatorët e turneve Grande Slam. Çështje parash dhe jo vetëm. Janë rreth 20 tenistë, sipas “The Guardian”, mes të cilëve Jannik Sinner, Novak Djokovic, Carlos Alcaraz, Aryna Sabalenka dhe Coco Gauff, që kanë dhënë një deklaratë, ku kundërshtojnë shpërblimet e ofruara nga Roland Garros. Sipas tyre, këto shpërblime janë shumë të ulëta, edhe pse të ardhurat rriten.

“Me të ardhura që shkojnë mbi 400 milionë euro, ka mundësi që shpërblimet në përqindje ndaj të ardhurave të mbeten 15%, shumë poshtë 22%-shit të kërkuar nga lojtarët për turnetë Grande Slam Atp dhe Wta, – shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga big-ët e tenisit. – Edhe më e rëndë është që nuk u zgjidhën problemet strukturore gjatë vitit të fundit.

Turnetë Slam vazhdojnë të rezistojnë ndaj ndryshimit. Mungesa e konsultimit me lojtarët dhe mungesa e investimeve për mirëqenien e tyre reflektojnë një sistem që nuk përfaqëson si duhet interesat e atyre që janë thelbësorë për suksesin e këtij sporti”, – vazhdon deklarata drejtuar organizatorëve të Roland Garros.

Turneu francez ka bërë me dije për një shtim 9.5% të shëprblimeve, duke shkuar kështu në 61.7 milionë euro. Fituesit e turneut për femra dhe meshkuj do të përfitojnë 2.8 milionë euro. Federata franceze ndërkohë ka bërë të ditur se Roland Garros administrohet nga një shoqatë fitimprurëse, ku të ardhurat riinvestohen gjithmonë te ky turne.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.