☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit, Rama replikon sërish me “Demokratët Europianë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të mërkurë në rrjetin social X, duke iu përgjigjur “Demokratëve Europianë” lidhur me protestat dhe incidentet e shënuara gjatë tyre.

Rama i është referuar një shprehjeje të vjetër latine, të cilën thotë se ia ka mësuar gjyshja e tij: “Errare humanum est, perseverare diabolicum” – “Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në të njëjtin gabim është djallëzore”.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt “Demokratëve Europianë”, Rama shkruan se reagimi i tyre e bën të pyesë veten nëse pikërisht politikanë të tillë kanë frymëzuar pjesën e dytë të kësaj shprehjeje.

Sipas kryeministrit, ata e dënuan dhunën ndaj përfaqësuesve të zgjedhur vetëm pasi ai publikoi pamjet e incidenteve, ndërsa më pas, sipas tij, e minimizuan situatën duke e cilësuar atë si “akte të izoluara”.

Rama thekson se protesta është zhvilluar prej 101 ditësh në bulevard, pa probleme sa i përket të drejtës për t’u tubuar, për të folur dhe për të kritikuar.

Megjithatë, ai e cilëson si dhunë pengimin fizik të deputetëve për të hyrë në Parlament dhe incidentin ndaj një deputeteje, e cila, sipas tij, po përpiqej të shkonte në vendin e saj të punës.

Në reagimin e tij, kryeministri sjell edhe një tjetër incident, duke pretenduar se protestuesit kanë bllokuar një kryqëzim, kanë rrethuar automjetin e një qytetari dhe e kanë goditur atë.

“Për çfarë është fajtor ai, saktësisht? Sepse po përpiqet të vazhdojë rrugën e tij?”, shkruan Rama, ndërsa u kërkon “Demokratëve Europianë” që ta dënojnë qartë edhe këtë rast, “pa asnjë justifikim”.

Në fund të reagimit, Rama thekson se nuk po e përdor dhunën e disa protestuesve për të diskredituar të gjithë protestuesit.

“Jeni ju që po përdorni sjelljen paqësore të shumëkujt për të minimizuar dhunën e të tjerëve”, shprehet ai.

Kryeministri e mbyll reagimin me një apel të drejtpërdrejtë: “Hajde, tregohuni të guximshëm dhe thuajeni: Ky nuk është kundërshtim. Është dhunë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.