☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.29 ▲0.25%
ARI 4,457 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,136 ▼ -1.63% ETH $2,472 ▼ -1.73% XRP $1.3816 ▼ -4.37% SOL $101.1900 ▼ -3.5%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.29 ▲0.25 % ARI 4,457 ▼0.09 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.29 ▲0.25 % ARI 4,457 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

“Prania Besnike” në terren, Rama: Qytetarët të ndihen të qetë kur vijnë të qajnë një hall

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat, në kuadër të nismës “Prania Besnike”. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se kjo nismë synon të krijojë një hapësirë ku qytetarët mund të paraqesin problematikat, ankesat, kërkesat apo shqetësimet e tyre, pa pasur nevojë të identifikohen publikisht.

“Njerëzit nuk vijnë aty as për t’u shfaqur në televizor ose në Instagram. Madje as duke u identifikuar fare që ishin aty. Dhe kjo do t’u japë mundësinë të gjithëve që të ndihen të qetë kur vijnë të qajnë një hall”, tha Rama. Sipas kryeministrit, “Prania Besnike” tashmë është shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa drejtuesit politikë të qarqeve dhe deputetët socialistë zhvillojnë takime me qytetarët çdo të premte, nga ora 17:00.

Një rol të rëndësishëm në proces pritet të ketë edhe inteligjenca artificiale. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, tha se sistemi është ndërtuar për të regjistruar ankesat dhe për t’i përcjellë ato te institucionet përgjegjëse.

“Kemi një sistem i cili e dëgjon ankesën dhe e çon përpara. Inteligjenca Artificiale na jep mundësinë që, sapo të hidhet problemi, të gjenerohet e-maili, edhe me referencat ligjore. E gjen vetë informacionin se kujt institucioni i dërgohet”, u shpreh Klosi.

Në takimin e zhvilluar një ditë më parë, drejtuesit politikë raportuan mbi problematikat e para të ngritura nga qytetarët. Në Fier, Belinda Balluku deklaroi se janë administruar 262 ankesa, janë zhvilluar 14 dëgjesa dhe janë takuar rreth 300 qytetarë.

Në Lezhë janë zhvilluar tre takime dhe janë administruar 34 ankesa, kryesisht për problematika që lidhen me OSHEE-në, Kadastrën, rindërtimin dhe infrastrukturën rrugore. Në fokus të takimeve kanë qenë edhe çështjet e pronave dhe legalizimeve. Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, tha se që nga viti 2018 janë marrë rreth 12 mijë vendime, ndërsa procesi vijon edhe aktualisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.