☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.28 ▲1.28%
ARI 4,438 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,178 ▼ -1.81% ETH $2,474 ▼ -1.72% XRP $1.3842 ▼ -3.61% SOL $101.3000 ▼ -3.28%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.28 ▲1.28 % ARI 4,438 ▼0.5 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.28 ▲1.28 % ARI 4,438 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

“Berisha gënjeu demokratët”- Bejko: Hyri në lojë paraja në formë dollari! Rrëmbeu PD, s’ka më të drejtën morale

Ish-drejtuesi i PD dhe politologu Roland Bejko thotë se kryedemokrati Sali Berisha pagoi para, për të marrë vizën amerikane.

Në një intervistë për “ABC News”, Bejko u shpreh se Berishës nuk i është hequr non grata.

Sipas Bejkos, Berisha i gënjeu demokratët, duke përdorur PD për interesat e tij dhe shtoi se nuk ka më të drejtën morale të fitojë zgjedhjet.

“Nuk ka për të sjellë ndonjë gjë përveçse sesa kënaqësisë që pati në mënyrë personale, për kalimin që i bëri oqeanit. Pasi, prej 5 vitesh, kjo ishte beteja e tij, për të marrë partinë dhe për të sfiduar një barrierë që i vendosën amerikanët, gjë që ia arriti. Hyri në lojë paraja në formë dollari, dhe i krijoi Berishës një lloj hapësirë për të kapërcyer oqeanin. Mori PD me dhunë, dhe nuk mori më të drejtën morale për të fituar zgjedhjet”.

Dhe më tej deklaroi se Beriasha mbetet non grata dhe nuk ka më moral politik për të fituar zgjedhjet. Për Bejkon, “sa të jetë Berisha në krye të PD, s’vjen më në pushtet”.

“Tani, të gjithë e kanë mbledhur mendjen, sa të jetë Berisha në krye, PD nuk vjen në pushtet. Kjo parti i duhej për interesat e tij. Në rast se nuk do të ishte kryetar partie, Berisha nuk do e merrte këtë vizë. Mua më ngjan si një i burgosur që ka marrë leje disa ditë. Non grata nuk është hequr”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.