🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.07 ▲0.63%
ARI 3,961 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,065 ▼ -1.34% ETH $2,258 ▼ -0.58% XRP $1.2502 ▲ +0.37% SOL $92.3700 ▼ -1.68%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.07 ▲0.63 % ARI 3,961 ▼0.22 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.07 ▲0.63 % ARI 3,961 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

BM – Anulohen qindra fluturime pas një defekti në kontrollin e trafikut ajror

LONDËR, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Fluturimet që nisen nga aeroportet britanike u përballën sot me vonesa dhe ndërprerje për shkak të një problemi teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror, njoftuan autoritetet.

Aeroporti i Birminghamit njoftoi se problemi po prek hapësirën ajrore në jug të Britanisë së Madhe dhe se kishte ndikuar në një numër të konsiderueshëm fluturimesh që niseshin nga aeroporte të ndryshme në vend.

Edhe “Heathrow”, aeroporti më i madh në Britaninë e Madhe konfirmoi se ishte prekur nga problemi.

Megjithatë, në njoftimin e tij të pasdite, aeroporti njoftoi se fluturimet që mbërrijnë nuk po preken aktualisht.

“Manchester Airport Group”, kompania që operon aeroportet e Manchesterit, Stanstedit dhe East Midlands, deklaroi se ishin prekur fluturimet nga të tre këto aeroporte.

Probleme u raportuan gjithashtu në “Jersey Airport”.

Operatori britanik i kontrollit të trafikut ajror, “Nats”, tha se po hetonte problemin teknik që po shkaktonte ndërprerje në nisjet e fluturimeve. Inxhinierët e kompanisë ndodheshin në terren për të identifikuar dhe zgjidhur defektin.

“Nats” u kërkoi pasagjerëve të kontrollonin drejtpërdrejt me kompanitë ajrore statusin e fluturimeve të tyre dhe kërkoi ndjesë për vonesat që problemi mund të shkaktonte në udhëtime.

Incidenti rikthen shqetësimet mbi dobësitë teknike të sistemit britanik të kontrollit ajror.

Në korrik të këtij viti, një problem i lidhur me radarët shkaktoi një tjetër ndërprerje të kontrollit ajror, duke prekur mijëra pasagjerë dhe duke çuar në anulimin e më shumë se 160 fluturimeve.

Ndërkohë, në gusht 2023, një defekt teknik në sistemin e “Nats” gjatë përpunimit të një plani fluturimi shkaktoi kaos në aeroportet britanike, duke prekur më shumë se 700 mijë pasagjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.