☁️
Tiranë 10°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,902 ▼ -0.23% ETH $2,239 ▼ -0.47% XRP $1.1612 ▼ -0.37% SOL $89.3600 ▼ -1.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
roze

Rikthimi në Britani sjell një tjetër përplasje? Harry dhe Meghan të befasuar nga Pallati Mbretëror

Princ Harry dhe Meghan Markle janë shprehur “të befasuar” nga momenti kur Pallati Buckingham shpërndau një letër që sqaronte statusin e tyre si anëtarë joaktivë të familjes mbretërore.

Në një letër udhëzuese të publikuar të hënën, më 7 shtator, një zyrtar i lartë i pallatit përsëriti pozicionin zyrtar të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it. Letra, e nxjerrë me udhëzim të Mbretit Charles, iu dërgua gjithashtu ekipit të çiftit.

Megjithatë, një zëdhënës i Harry dhe Meghan tha të martën se çifti ishte “pak i befasuar që nuk ishte njoftuar paraprakisht”, raportoi BBC.

Sipas personave pranë çiftit, ekipi i tyre e mori letrën në orën 13:59 dhe vetëm 20 minuta më vonë dërgoi disa pyetje, përfshirë nëse dokumenti ishte shpërndarë tashmë, pasi donin të informonin çiftin dhe të merrnin sqarime për disa pika.

Në orën 15:09, ekipi arriti të kontaktonte Princ Harryn, i cili ndodhej në një takim, për ta informuar dhe për t’i treguar se po kërkonin sqarime. Vetëm dy minuta më vonë, në orën 15:11, ata u njoftuan se letra ishte shpërndarë tashmë te mediat.

Në letër theksohet se Harry dhe Meghan konsiderohen ende “qytetarë privatë” dhe nuk kanë të drejtë të përdorin titujt HRH, pra “Lartësia e Tij/Saj Mbretërore”.

Sqarimi nga Pallati Buckingham erdhi pas një “numri kërkesash” për të qartësuar statusin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it pas rikthimit të tyre në Britani.

Dokumenti u nxor nga Lord Chamberlain, Lord Benyon, me udhëzim të Mbretit Charles dhe iu dërgua gjithashtu ekipit të Princ Harryt.

“Për të shmangur çdo dyshim apo konfuzion, Mbreti ka udhëzuar që informacioni i mëposhtëm të bëhet publik”, thuhet në letër.

Harry dhe Meghan u rikthyen në Britani në gusht, përpara nisjes së shkollës së fëmijëve të tyre, Princ Archie, 7 vjeç, dhe Princeshë Lilibet, 5 vjeçe. Besohet se familja po qëndron në një banesë private jashtë Londrës.

Në dokument rikujtohet se në janar të vitit 2020, çifti hoqi dorë nga detyrat përfaqësuese në emër të Mbretit dhe nuk konsiderohet më pjesë aktive e familjes mbretërore.

Sipas Pallatit, kjo situatë, e cila u jep atyre më shumë pavarësi financiare dhe privatësi, do të vazhdojë të respektohet.

“Statusi aktual i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it nuk ka ndryshuar. Titujt e tyre si Lartësia e Tij dhe Lartësia e Saj Mbretërore mbeten të pezulluar dhe nuk përdoren”, thuhet më tej.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.