🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.83 ▲6.7%
ARI 4,667 ▼3.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,645 ▼ -3.02% ETH $2,049 ▼ -4.06% XRP $1.3121 ▼ -3.21% SOL $79.2600 ▼ -5.34%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.83 ▲6.7 % ARI 4,667 ▼3.04 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.83 ▲6.7 % ARI 4,667 ▼3.04 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Bota e futbollit e kujton Florijana Ismailin, trupi i së cilës u gjet dje në liqenin Como

BBC e ka publikuar një artikull me deklaratat e yjeve të futbollit lidhur me vdekjen tragjike të futbollistes me origjinë shqiptare, Florijana Ismailit, e cila u gjet të martën pasdite në fund të liqenit ku ishte zhdukur para tri ditëve.

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u gjet dhe u tërhoq sot nga Liqeni Como në Itali, tri ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga mikja e saj.

Ajo u gjet në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali. 24-vjeçarja me origjinë shqiptare ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më. Ajo ishte me shoqen e saj, e cila njoftoj edhe zhdukjen, pasi kishin marrë nje mjet lundrues me qera.

“Jam thellësisht e mërzitur dhe e tronditur. Është e vështirë ta pranosh se Flori ka shkuar”, ka thënë trajnerja e ekipit kombëtar të vajzave të Zvicrës, Nils Nielsen.

Ismaili, e cila debutoi në vitin 2014 për Zvicrën, ishte kapitene e skuadrës së Young Boys.

“Jemi shumë të mërzitur dhe të prekur thellësisht”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga klubi zviceran.

Edhe Xherdan Shaqiri i Liverpoolit tha se është thellësisht i tronditur nga ky lajm. “Jam thellësisht i tronditur nga vdekja e Florijana Ismailit. Unë dhe familja ime i shprehim ngushëllime familjes dhe të afërmeve të Ismailit”, shkroi Shaqiri në Facebook.

Trajnerja e ekipit kombëtar të vajzave, Nielsen, shtoi: “Ajo gjithmonë e kishte një buzëqeshje në fytyrë dhe na frymëzonte me natyrën e saj të lumtur. Ajo ishte dikush që përballej me çdo sfidë dhe ishte shembull”.

“Unë vetëm mund ta imagjinoj se si mund të ndihen ata që e njihnin Florin për një kohë më të gjatë sesa unë dhe që ishin më të lidhur me të. Por, mendimet e mia do të jenë me ta në këto kohë të vështira”.

Bashkëlojtarja e Ismailit në ekipin kombëtar të Zvicrës, Lia Walti, tha: “Deri në momentin e fundit, unë shpresoja për ndonjë mrekulli dhe uroja me gjithë zemrën time që gjithçka të ishte vetëm një ëndërr e keqe”.

“Lajmi më ka goditur rëndë dhe ti nuk mund t’i gjesh fjalët e duhura në momente të tilla. Unë vetëm shpresoj se Flori nuk vuajti”.

Një tjetër bashkëlojtarë, Lara Dickenmann, tha: “Jemi të gjithë thellësisht të mërzitur dhe të tronditur. Është e papranueshme që Flori nuk është më me ne”.

Trajneri i ekipit kombëtar të djemve të Zvicrës, Vladimir Petkovic, tha: “Në qiell, një yll është shuar. Jemi shumë, shumë të mërzitur”.

Pas lajmit për gjetjen e trupit të Ismailit reagoi edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili tha: “Ky është një moment tmerrësisht mërzitës për të gjithë komunitetin e futbollit, veçanërisht në një kohë kur ne jemi grumbulluar për Kupën e Botës të vajzave”.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, më 2014 debutoi në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.