BOTËRORI 2026 – Kolumbisë i mjafton 1-0 kundër Ganës për në 1/8
KANSAS SITI, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Një fitore e ngushtë 1-0 ndaj Ganës ishte e mjaftueshme që Kolumbia të rezervonte vendin e fundit në 1/8 e Kupës së Botës.
Kolumbianët tani do të përballen me Zvicrën, e cila mposhti Algjerinë 2-0 të enjten, për një shans për të arritur në çerekfinale dhe për të barazuar rezultatin e tyre më të mirë në një kupë bote.
Jhon Arias shënoi golin e çmuar të fitores në minutën e 14-të, i cili ishte goli i tij i parë në turne.
Portieri i Ganës, Lawrence Ati Zigi, bëri disa pritje të shkëlqyera për t’i mohuar gola të tjerë Kolumbisë./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.