☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.15 ▲0.03%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,489 ▲ +2.57% ETH $2,418 ▲ +4.14% XRP $1.3236 ▲ +3.33% SOL $96.6500 ▲ +3.65%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Ish-ministri i mbrojtjes i Ukrainës bën thirrje për zgjedhje presidenciale në kohë lufte

Ish-ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Mykhailo Fedorov, ka bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve në kohë lufte edhe pse në vend zgjedhjet nuk mund të zhvillohen për shkak të ligjit ushtarak.

“Demokracia nuk mund të mbahet peng nga Rusia”, tha Fedorov, në një video të publikuar në YouTube të martën. Ai shtoi se Ukraina po lufton “pikërisht sepse duam të mbetemi një shtet i lirë evropian”.

Që nga shpërthimi i luftës në vitin 2022, Ukraina ndodhet nën ligjin ushtarak, që do të thotë se zgjedhjet janë pezulluar.

Fedorov, i cili në video nuk e përmendi me emër Zelensky-n, u shkarkua papritur nga posti i ministrit të Mbrojtjes muajin e kaluar, vetëm gjashtë muaj pasi ishte emëruar.Zelensky ende nuk ka reaguar ndaj videos së Fedorov, shkarkimi i të cilit shkaktoi protesta në të gjithë vendin.Vetëm disa orë përpara se Fedorov të publikonte videon e tij, presidenti ukrainas konfirmoi se i kishte kërkuar parlamentit të miratonte Yevhenii Khmara, ministrin në detyrë të Mbrojtjes, si ministër të përhershëm. Votimi pritet të zhvillohet më vonë të mërkurën.Fedorov nuk dha asnjë të dhënë për planet e tij politike në videon e publikuar në YouTube. Në vend të kësaj, ai u përqendrua te nevoja për një “mekanizëm ligjor, të sigurt dhe realist që do t’i mundësojë Ukrainës të rikthejë një proces të plotë demokratik edhe në kushtet e një lufte të zgjatur”.Ndërkaq, mandati pesëvjeçar i Zelensky-t si president përfundoi në maj 2024, por sipas Kushtetutës së Ukrainës, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen për sa kohë që është në fuqi ligji ushtarak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.