☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 4,051 ▲2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,520 ▲ +1.83% ETH $2,330 ▲ +2.77% XRP $1.2892 ▲ +2.48% SOL $93.6800 ▲ +1.23%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 4,051 ▲2.81 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 4,051 ▲2.81 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet në Rinas 32-vjeçari nga Kukësi

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është kapur dhe arrestuar në Rinas, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Shtetasi me inicialet A. Sh., banues në Kukës, akuzohet nga autoritetet kosovare për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Arrestimi i tij u krye nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”, pas informacionit të siguruar në rrugë operative dhe shkëmbimit të të dhënave me Interpol Tiranën.

Sipas Policisë, në momentin e ndalimit, 32-vjeçari është prezantuar me një tjetër identitet, në përpjekje për të shmangur identifikimin dhe arrestimin.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj tij për veprën penale të lidhur me narkotikët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.