Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 82.86 ▼2.53%
ARI 4,682 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,866 ▲ +3.3% ETH $2,488 ▲ +1.12% XRP $1.4938 ▲ +1.58% SOL $100.4800 ▲ +6.34%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 82.86 ▼2.53 % ARI 4,682 ▼0.33 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 82.86 ▼2.53 % ARI 4,682 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Politika

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

Pas mbledhjeve të kryeministrit Rama në Pogradec me drejtuesit e partisë dhe ministrat, deputeti i socialist, Erion Braçe, ka dalë me një deklaratë në rrjetet sociale, ku përsërit dëshirën për të kandiduar për kryetar bashkie dhe propozon që përzgjedhja të bëhet përmes votës së anëtarëve socialistë.

Braçe flet për zërat se emra të ndryshëm brenda PS-së janë orientuar apo u është komunikuar se mund të jenë kandidatë për kryetarë bashkish.

Duke iu referuar garës për Tiranën, ku kryeministri Edi Rama prej kohësh ka bërë të ditur mbështetjen për Ogerta Manastirliun, deputeti socialist ka kërkuar që kandidatura të mos përcaktohet thjesht përmes një “njoftimi”, por përmes një procesi ku socialistët të votojnë.

“Unë nuk preferoj të jem njoftim”, deklaron Braçe, duke theksuar se kandidati për Tiranën duhet të dalë përmes votës dhe një procesi demokratik brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, fakti që ka disa alternativa për Tiranën është një sinjal pozitiv dhe mund të sjellë energjizim të strukturave të partisë.

Deklarata e plotë: “Më thonë që i është dhënë visto filanit për të qenë ai kryetar i bashkisë, i është thënë fistekes që “po, ti do të bëhesh”, i është thënë të tjerëve që “po, filloni punoni se e keni mundësinë për tu bërë dhe do të bëhesh”.

Dhe shumë mirë, nuk ka gjë më të mirë se PS të ketë alternativa për kandidat të Bashkisë së Tiranës. Një prej tyre jam dhe unë dhe nuk kam pritur të më thotë dikush që të filloj të punoj.

Unë po mundohem të kuptoj qytetin, të them çfarë mendoj për qytetin dhe të bëj çmos që ky qytet të kthehet i jetueshëm në maksimumin e tij, i pastër, i gjelbër me shërbime dhe një kryetar në krye të punëve nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Fakti që janë disa alternativa, është sinjal shumë i mirë, sepse tregon që mund të ketë energjizim. Ajo që unë mendoj ka të bëjë me faktin që unë e kam thënë. Unë nuk preferoj të jem njoftim, nuk mendoj se socialistët do të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Unë nuk mendoj se qytetarët e Tiranës duhet të votojnë një njoftim. Ky është ndryshimi, me një proces demokratik ku secili i nënshtrohet votimit, Tirana merr nga PS njeriun e duhur përmes votës, jo përmes njoftimit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.