Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,895 ▲ +0.73% ETH $2,062 ▲ +0.88% XRP $1.3127 ▲ +0.13% SOL $80.0000 ▲ +1.02%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

“Brexit”, BE ka nevojë për një plan të ri integrimi

“Brexit” mund të jetë shumë dëmtues për Bashkimin Europian, por nga ana tjetër ai krijon një mundësi tjetër për të ecur përpara e për të hartuar një plan të ri integrimi.

Momentet e vështira nuk i kanë munguar bllokut as në të kaluarën, por shkëputja e Britanisë është padyshim një goditje e rëndë. Megjithatë, ky mund të shihet edhe si rast i mirë që BE-ja të gjejë busullën e zhvillimeve të ardhshme.

“Në vitin 2005, Franca dhe Holanda e refuzuan në votim traktatin kushtetutes europian. Por dy vite pas krizës u firmos Traktati i Lisbonës. Në këtë mënyrë ne arrijmë të shohim se, pas një ngërçi madhor ekziston gjithmonë mundësia për të ecur sërish përpara”, tha Benedetto Zaccaria, studiues i integrimit europian.

Zaccaria kujton se përpos “Brexit”-it, BE-ja përballet edhe me krizën e refugjatëve, rritjen e populizmit dhe euroskepticizmit. Vendet anëtare, sipas tij duhet t’i kërkojnë rrënjët e problemit tek ekonomia.

“Mendoj se dallga e populizmit është rrjedhojë e shqetësimeve ekonomike dhe reflektim i pakënaqësisë popullore ndaj përpjekjeve të dështuara të qeverive për ndërmarrjen e hapave të efektshme në zgjidhjen e krizave ekonomike. Për këtë arsye duhet investuar më shumë tek ekonomia, prosperiteti dhe zhvillimi i një vendi”, tha më tej Benedetto Zaccaria.

Shumë po e shohin tashmë largimin e Mbretërisë së Bashkuar si mundësi për të zgjidhur sfidat e kontinentit, e thonë se mbase ndodh që Europa të marrë në këtë mënyrë një impuls të ri, e të dalë edhe më e fortë nga këto zhvillime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.