Britania, SHBA dhe Holanda akuzojnë aktorë shtetërorë iranianë për spiunimin e disidentëve me spyware-in “CHOSEN BRICK”
Një deklaratë e përbashkët e Qendrës Kombëtare Britanike të Sigurisë Kibernetike thotë se hakerët e lidhur me Teheranin vodhën email-e, mesazhe dhe të dhëna të ndjeshme përmes fushatave spear-phishing në WhatsApp dhe Telegram, me objektiva disidentë, aktivistë dhe gazetarë në mbarë botën.
Britania, SHBA dhe Holanda kanë deklaruar se aktorë kibernetikë të lidhur me shtetin iranian kanë përdorur spyware për të spiunuar disidentë, aktivistë dhe gazetarë.
Hakerët përdorën familjen e spyware-it “CHOSEN BRICK” për të vjedhur email-e, mesazhe dhe informacione të tjera të ndjeshme përmes fushatave spear-phishing në platforma mesazhesh si WhatsApp dhe Telegram, sipas deklaratës së përbashkët të publikuar nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë (NCSC).
Mes objektivave janë disidentë, aktivistë dhe gazetarë në mbarë botën, përfshirë Britaninë e Madhe, të cilët shihen si kërcënim për regjimin e Teheranit. NCSC tha se “Irani pothuajse me siguri përdor aktivitetin kibernetik për të mbështetur shtypjen e individëve që shihen si kërcënim për regjimin”.
Akuza vjen në kulmin e luftës SHBA–Iran, ku përveç frontit ushtarak dhe ekonomik, Teherani akuzohet prej kohësh për operacione kibernetike dhe spiunazhi kundër kundërshtarëve të regjimit brenda dhe jashtë vendit.

Burimi: Al Jazeera



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.