Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.22 ▲0.85%
ARI 4,448 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,226 ▲ +1.15% ETH $1,897 ▼ -0.27% XRP $0.9959 ▼ -0.6% SOL $75.7800 ▲ +0.33%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.22 ▲0.85 % ARI 4,448 ▼0.58 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.22 ▲0.85 % ARI 4,448 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Brukseli pret ministerialin e NATO-s, Shqipëria në fokus të diskutimeve

Në selinë e NATO-s në Bruksel po zhvillohet ministeriali i ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare, një takim që vjen në një moment të rëndësishëm për Aleancën, mes përpjekjeve për rritjen e kapaciteteve ushtarake, modernizimin e industrisë së mbrojtjes dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Në këtë takim merr pjesë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke u bërë pjesë e diskutimeve kryesore mbi sigurinë dhe zhvillimet strategjike të Aleancës.

Në agjendën e takimit përfshihen edhe diskutimet e Grupit të Planifikimit Bërthamor, përgatitjet për samitin e ardhshëm të Aleancës, si dhe mbledhjet e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili bashkëdrejtohet nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Një nga temat kryesore mbetet zbatimi i objektivit të ri të NATO-s për investimin deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje dhe siguri deri në vitin 2035, i miratuar në Samiti i Hagës, ku 3.5% e PBB-së parashikohet për kapacitetet ushtarake bazë dhe 1.5% për infrastrukturën kritike, sigurinë kibernetike dhe industrinë e mbrojtjes.

Për Shqipërinë, pjesëmarrja në këtë ministerial vjen në një moment të rëndësishëm, pasi vendi ka arritur për herë të parë objektivin minimal të NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes prej 2% të PBB-së. Sipas të dhënave të Aleancës, Shqipëria ka investuar rreth 570 milionë dollarë në mbrojtje gjatë vitit 2025, me një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të dedikuar për pajisje ushtarake dhe zhvillim teknologjik, duke u renditur ndër vendet me angazhime të forta në rajon.

Takimi në Bruksel zhvillohet në një fazë ku NATO po intensifikon përpjekjet për rritjen e prodhimit ushtarak dhe modernizimin e industrisë së mbrojtjes, me synim forcimin e gatishmërisë operacionale dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, ndërsa aleatët po përgatiten për vendime të reja strategjike që do të përcaktojnë drejtimin e Aleancës në vitet e ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.