☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.13 ▲2.8%
ARI 4,835 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,237 ▼ -4.12% ETH $2,195 ▼ -5.75% XRP $1.4628 ▼ -4.19% SOL $89.9400 ▼ -5.61%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.13 ▲2.8 % ARI 4,835 ▼1.25 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.13 ▲2.8 % ARI 4,835 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Busek: Fletarresti për Thaçin, lojë politike pa të ardhme

Ish-zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se duke pasur parasysh nevojën për të vendosur marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë, lojërat diplomatike me sjellje të ngjashme politikisht nuk janë shumë të dobishme. Gatishmërinë e zëvendëskryeministrit Thaçi për të marrë pjesë në konferencën e Beogradit, Busek e ka vlerësuar pozitive.

“Në parim pozitive, sepse ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim rajonal, përfshirë edhe orientimin për në Unionin Evropian dhe zgjerimin e tij”, ka thënë Busek për KosovaPress.

Ndërsa, lidhur me ndikimin që ky qëndrim i Serbisë mund të ketë në raport me negociatat që po zhvillohen në Bruksel, Busek thotë se qëndrimi i Serbisë dërgon sinjale negative.

“Masat e tilla japin një përshtypje të gabuar për Evropën Juglindore. Duhet dërguar sinjale për zhvillimet pozitive dhe jo për vazhdimin e konfliktit të përhershëm”, ka thënë Busek.

E për shtetin e sotëm serb, i cili po i referohet një fletarresti të periudhës së regjimit të Millosheviqit, Busek thotë se kjo lojë është përdorur, sepse politikisht ka qenë e nevojshme të përdorët prej tyre.

“Këto janë të gjitha lloje lojërash që përdoren politikisht kur ke nevojë për to. Kjo gjë nuk ka të ardhme, veçanërisht nëse Serbia mendon në urdhër-arreste, të cilat i kanë prekur vetë serbët në të kaluarën”, ka thënë ish-zëvendëskancelari austriak Erhard Busek.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.