🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 109.54 ▲9.41%
ARI 4,633 ▼3.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,190 ▼ -3.46% ETH $2,030 ▼ -4.89% XRP $1.2972 ▼ -4.05% SOL $78.3000 ▼ -6.1%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 109.54 ▲9.41 % ARI 4,633 ▼3.74 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 109.54 ▲9.41 % ARI 4,633 ▼3.74 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Bushati vonohet në takim me deputetët gjermanë

Ministri i Jashtëm shqiptar ka bërë një veprim tipik ballkanik, duke u vonuar në takimin me deputetët gjerman në Komisionin e Çështjeve Europiane të Bundestagut.

Burime të brenda takimit thanë se ajo që e prishi që në fillim atmosferën ishte vonesa 30 minuta e ministrit të jashtëm shqiptar që nuk u pa me sy të mirë nga deputetët gjermanë.

Sapo Bushati është ulur kanë filluar kritikat e deputetëve gjermanë mbi reformat dhe gjendjen në Shqipëri, transmeton ina . Burime shtuan se deputetët gjermanë i mëshuan me forcë mospërmbushjes së reformave të vendosura nga BE. Në takim u ngrit edhe çështja “Doshi” si dhe reforma territoriale që sipas tyre ka krijuar “salamandra territoriale”.
Ministri i jashtëm shqiptar i gjendur “në breshrin” e kritikave i ka kundërshtuar, por deputetët gjermanë nuk janë ndalur. Ata kanë kërkuar shpjegime për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Shqipërinë e Madhe, për situatën në Maqedoni, etj. Gjermanët e kundërshtuan ashpër deklaratën e Ramës për bashkimin kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ata nënvizuan se Bundestagu gjerman nuk ka respektuar asnjëherë deklarata të tilla të papërgjegjshme, jo-serioze dhe që sjellin shqetësime në rajon.

Megjithëse takimi nisi me 30 minuta vonesë ai u mbyll fiks në kohën e përcaktuar më herët duke i dhënë të kuptojë kryediplomatit shqiptar se ishte ai shkaku i vonesës së takimit që për gjermanët mbetet e papranueshme

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.