Sporti

Buzëqesh Skënderbeu/ Vllaznia ndal Kukësin, Gjoka hakmerret ndaj Gjicit

Ernest Gjoka ka marrë pikën e parë me Vllazninë e tij dhe këtë e ka bërë pikërisht në “Zeqir Ymeri”, duke bërë mrekullinë përballë kampionëve të vendit, Kukësin.

I sapoemëruar në krye të shkodranëve, Gjoka arriti të ndalë pikërisht ish-skuadrën e tij me të cilën shkroi historinë, duke u kurorëzuar për herë të parë kampion i vendit, por nuk ka mjaftuar pasi presidenti, Shpëtim Gjici vendosi ta largoj.

Për tu shënuar është fakti se Vllaznia vinte pas një sërë rezultatesh negative. Këtë sezon, Vllaznia ka arritur 1 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje. Kjo, pikë është tejet e vlefshme, sidomos në planin e moralit dhe për faktin se shkodranët ruajtën avantazhin deri në mesin e pjesës së dytë përballë kampionëve në fuqi.

Pjesa e parë: I kanë mjaftuar vetëm 7’ minuta miqve për të zhbllokuar rezultatin. Lika ekzekutoi një goditje dënimi duke krosuar në zonë dhe pasi Koliçi nuk kontrolloi dot një top të goditur me kokë nga njëri prej shkodranëve, është Atsina i cili përfiton nga fare afër, duke shtyrë topin në rrjetë. E nëse goli i parë mund të dukej rastësi, apo fat, goli i dytë i shënuar po nga Atsina në minutën e 20’ faktoi se të besuarit e Ernest Gjokës kishin udhëtuar drejt Kukësit për të marrë rezultat pozitiv.

Hasani shërben një top të mirë në zonë dhe sulmuesi godet saktë duke e dërguar në rrjetë. Rezultati u ngushtua vetëm pak minuta më vonë, kur në të 25-ën, Guri godet saktë me kokë drejt portës një top të krosuar nga një goditje dënimi e ekzekutuar prej Kale dhe shënon golin e parë për Kukësin. Pas këtij epsidoi, loja merr nota nervoze dhe nisin dhe ndëshkimet me kartona të verdhë, siç ishte rasti i Koliçit dhe Allës.

Ndërsa në minutën e 38’ Çinari tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë. Teksa në minutën e 43’ Kale merr kartonë të verdhë. Pjesa e dytë nis me një zëvendësim tek vendasit, që largojnë nga fusha, Et’hemin dhe i besojnë lojën Shtubinës. Ka sërish nervozizëm, kësaj rradhe është Ccinari që dnëshkohet me të verdhë, teksa Hasani tenton me një goditje nga larg, por topi përfundon jashtë. Në minutën e 61’ vjen dhe barazimi i lojës. Autori i golit është Kane, që lëshojë një silurë nga jashtë zone. Pas barazimit, është Kukësi që hidhet i tëri që vihet në sulm për të gjetur golin e avantazhit, por nuk do mjaftojnë përpjekjet, pasi djemtë e Ernest Gjokës, duke shfrytëzuar dhe vonesat e tepërta të lojës arritën të marrin një pikë tejet të vlefshme. Me këtë rezultat Kukësi e sheh veten 5 pikë larg Skënderbeut, teksa Vllaznia 1 pikë larg Teutës.

Në orën 17:00 luhet Partizani-Flamurtari dhe nesër luhet Laçi-Kamzën.

Klasifikim: Skënderbeu 22 Pikë, Kukësi 17, Flamurtari 12, Partizani 11, Laçi 10, Kamza 9, Teuta 7, Luftëtari 5, Lushnja 5

LIVE | KUKËSI – VLLAZNIA 2-2
Guri 25′, Kale 61′ / Atsina 7′, 20′

Kukësi: Koliçi, Idrizi (Imami 63′), Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Krkotiç, Et’hemi (Shtubina 46′), Kale, Bakaj, Guri, Alijev
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Krymi, Tafili, Hasani, Lika, Çinari (Kalaja 69′), Atsina
Trajner: Ernest Gjoka

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button