Ceferin: Bosnja e meritoi Botërorin, Italia me infrastrukturë nga më të këqijat në Europë
Presidenti i UEFA-s ka folur për dështimin “axurr”: Nuk do ta sulmoja trajnerin, kush mund të grumbullohej në vend të këtyre lojtarëve? Nëse stadiumet nuk ndryshojnë, Euro 2032 nuk luhet në Itali.
Në tribunën e stadiumit të Zenicës ishte edhe Aleksander Ceferin, president i UEFA-s, i cili ka zgjedhur Gabriele Gravina si zëvendëspresident të Ezkekutivit të Nionit.
Ceferin e ka mbrojtur aleatin e tij pas eliminimit të Italisë: “Në një farë mënyre jam i surprizuar nga eliminimi i Italisë. Nga ana tjetër, Bosnja ka një skuadër të re dhe të fortë, plus luajti në shtëpi. Kishte më shumë presion mbi Italinë. Bosnja e meritoi të shkojë në Botëror, Italia e humbi ndeshjen pas kartonit të kuq”, – tha fillimisht Ceferin.
Pasta jai foli për pozicionin e Gravinës dhe problemin e Italisë: “Faji i Gravinës? Kur isha president i Federatës sllovene, i thosha trajnerit: Nëse fitoni, ti dhe lojtarët jeni heronj. Nëse humbisni, faji do të bjerë mbi ne të dy. Nuk është përgjegjësi e Gabrieles dhe nuk do të sulmoja lojtarët e trajnerin. Ndoshta janë politikanët italianë që duhet të pyeten pse Italia ka një nga infrastrukturat futbollistike më të këqija të Europës.
Më trishton fakti që ka persona që presin ‘fshehur’ që diçka të shkojë keq e pastaj të dalin e të kruitikojnë. Nuk mbështesin Italinë, por veten e tyre. Më thoni, cili lojtar italian nuk është grumbulluar dhe duhej të ishte? Kështu e ka futbolli, edhe me lojtarët më të mirë në fushë e humb një ndeshje.
Gabriele është zëvendësi im i parë, shumë i rëndësishëm. Do të ishte humbje për federatën italiane. Për Europianin 2032 shpresoj që infrastruktura të jetë gati, në të kundërt turneu nuk do të luhet në Itali.
Italia është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit dhe do të klthehet në maja. Problemi më i madh i furtbollit italian është raporti mes politikës futbollistike dhe politikës normale. Nëse janë në një linjë, Italia bëhet sërish kampione Europe dhe bote. Nëse njerëzit gjithmonë negativë vazhdojnë kështu, atëherë gjërat në futboll do të shkojnë tmerrësisht keq”.
The post Ceferin: Bosnja e meritoi Botërorin, Italia me infrastrukturë nga më të këqijat në Europë appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.