“Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi?”, Nufi mohon akuzat pas audios së publikuar nga Ahmetaj
Ministri Ermal Nufi ka reaguar për herë të parë lidhur me akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe audion e publikuar prej tij në Syri TV, ku përmenden diskutime për marrëveshje biznesi në fushën e prodhimit dhe tregtisë së armëve.
Nufi është pyetur teksa po hynte në mbledhjen e kryeministrit Rama me qeverinë dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, në “Vilën e Kuqe” në Sauk.
Ministri i ka mohuar pretendimet për përfshirje në trafik armësh, ndërsa lidhur me audiopërgjimin deklaroi se nuk e kishte dëgjuar.
“Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi? Nuk ka…”, u shpreh Nufi, pasi gazetarja e pyeti për akuzat.
Më tej, kur u pyet nëse kishte dëgjuar audiopërgjimin, ministri u përgjigj: “Përgjimet e dynjasë do dëgjoj unë?”
Gazetarja i kërkoi gjithashtu një sqarim publik lidhur me pretendimet e ngritura, por Nufi u përgjigj shkurt: “Asgjë”.
Akuzat ndaj ministrit janë bërë publike nga Arben Ahmetaj, i cili ka publikuar një audiopërgjim ku shfaqet biznesmeni shqiptaro-izraelit Ron Yef/
Gazetarja: Në lidhje me audiopërgjimin…, jo se po aludojnë për trafik armësh.
Nufi: Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi? Nuk ka…
Gazetarja: Po, kështu thotë përgjimi…
Nufi: Përgjimet e dynjasë do dëgjoj unë?
Gazetarja: Jepni një sqarim publik
Nufi: Asgjë



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.