☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.74 ▼4.21%
ARI 3,912 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,196 ▼ -0.01% ETH $2,294 ▲ +0.91% XRP $1.2523 ▼ -0.06% SOL $94.5500 ▼ -1.09%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.74 ▼4.21 % ARI 3,912 ▲0.34 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.74 ▼4.21 % ARI 3,912 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

“THE ECONOMIST”: MALI I ZI PRANË BE-së, POR FRANCA MBETET PENGESA KRYESORE

Foto: Ilustrim

Mali i Zi është aktualisht vendi kandidat më i avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe qeveria në Podgoricë synon që vendi të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028.

Megjithatë, sipas një analize të revistës britanike “The Economist”, rruga drejt anëtarësimit nuk do të varet vetëm nga reformat e Malit të Zi, por edhe nga gatishmëria politike e vendeve anëtare, veçanërisht e Francës.

Sipas “The Economist”, Mali i Zi, me rreth 630 mijë banorë, do të kishte një kosto relativisht të ulët për BE-në sa i përket ndihmës financiare.

Edhe eksportet e tij bujqësore janë të vogla dhe nuk paraqesin kërcënim të madh për fermerët evropianë, ndërsa vendi nuk shihet as si burim i rëndësishëm i migrimit të fuqisë punëtore.

Në samitin e mbajtur në Mal të Zi në qershor, liderët evropianë vlerësuan përparimin e vendit.

Qeveria synon të përfundojë përafrimin me standardet e BE-së deri në fund të këtij viti dhe të realizojë anëtarësimin në vitin 2028, afat të cilin presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar si të arritshëm.

Megjithatë, “The Economist” thekson se mbështetja për zgjerimin e BE-së mbetet e kufizuar në disa vende anëtare. Në këtë drejtim, Franca paraqitet si pengesa më e madhe.

Presidenti Emmanuel Macron mbështet anëtarësimin e Malit të Zi, por legjislacioni francez kërkon referendum ose mbështetjen e tri të pestave të të dyja dhomave të parlamentit për ratifikimin e anëtarësimit të një vendi të ri.

Sipas të dhënave të Eurobarometrit, vetëm 35 për qind e qytetarëve francezë e mbështesin zgjerimin e BE-së.

Situatën e ndërlikon edhe fakti se Macron do të largohet nga posti i presidentit vitin e ardhshëm, ndërsa e djathta populiste franceze, përfshirë Marine Le Pen, kundërshton zgjerimin e Unionit.

Ish-ministrja e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Jovana Maroviq, shprehet skeptike dhe vlerëson se aktualisht nuk ekziston shumica e nevojshme në parlamentin francez për ratifikimin e anëtarësimit të një vendi të ri. Megjithatë, ajo beson se Mali i Zi ka kohë për të ndërtuar mbështetje te vendet anëtare.

Sipas analizës së “The Economist”, përparimi i Malit të Zi mund të shërbejë si test për të ardhmen e politikës së zgjerimit të BE-së, veçanërisht për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.