Kosova

Çitaku: Eshtë e paparpanueshme që KS-ja po kthehet në një teatër nga fshinji ynë verior!

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë rënë dakord të reduktojnë numrin e takimeve për Kosovën që deri tani mbaheshin çdo tre muaj. Me kërkesë të SHBA-ve dhe vendeve evropiane, u vendos që gjatë këtij viti të mbahen tre takime, ndërsa në vitin ardhshëm vetëm dy takime. Vendimi u mor para takimit të së enjtes i cili u karakterizua nga cështja e taksës që qeveria kosovare ka vendosur ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Herzegovina. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se vënia e tarifave “ishte e palogjikshme” dhe politikisht e motivuar. “Vendimi i njëanshëm i Prishtinës për të rritur me 100 përqind taksat ndaj mallrave serbe në kundërshtim me Marrëveshjen e vendeve të Europës Qendrore për Tregtinë e Lirë, së pari është një vendim i motivuar politikisht që ka shkaktuar dëm të pakthyeshëm dhe ka çuar në stanjacion dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Serbia vijon të besojë fuqishëm se bisedimet janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e cështjeve të hapura. Edhe pas vendosers së taksave, Serbia është përmbajutr nga masat reciproke dhe ndonjë akt tjetër që mund të kishte përkeqësuar situatën”-tha ministri i Jashtëm serb.

Daçiç gjithashtu, kërkoi që të mos shkurtohet Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe të vazhdojnë takimet e Këshillit të Sigurimit.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, tha se është e papranueshme që takimet në Këshillin e Sigurimit “janë shndërruar në teatër nga Serbia përmes gënjeshtrave që as ata nuk iu besojnë. “Seriozisht nuk mund ta kuptojë se përse për herë të tretë, gjatë katër muajve, jemi këtu duke folur për Kosovën. Është e pabesueshme që ky këshill është mbledhur më shumë për të folur për Kosovën sesa për Sirinë, Jemenin apo Venezuelën. Në botë ekzistojnë probleme të vërteta, sfida të vërteta që kanë nevojë për kohën dhe vëmendjen tuaj të çmuar. Njerëz të vërtetë që kanë nevojë për ndihmë, ashtu siç kishte dikur Kosova. Është e papranueshme që kjo dhomë po kthehet në një teatër nga fqinji ynë verior”-tha Citaku.

Ajo theksoi se UNMIK-u nuk ka rol dhe as mandat për ta ushtruar në Kosovë, ndërsa i bëri thirrje Serbisë që të “çlirohet nga Kosova” dhe ta njohë realitetin. Citaku gjithashtu tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës, po përdoret nga Serbia për të kushtëzuar bisedimet.

E ndërsa ambasadorja britanike por edhe përfaqësuesi amerikan u kërkuan dy vendeve të shmagin veprimet që nxisin tensone, Ambasadori i Gjermanisë në Këshilli, u shpreh se e vetmja rrugë për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian është njohja e Kosovës, ndërsa kritikoi fushatën e ministrit serb Daçiç për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button