🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,102 ▲ +0.17% ETH $2,052 ▼ -0.57% XRP $1.3118 ▼ -0.53% SOL $80.2100 ▲ +0.15%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Daçiç: Thaçi nuk mund të vijë në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiç, thotë se homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi, nuk mund të vizitojë Beogradin.

Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Ivica Daçiç ka dhënë arsye të ndryshme pse nuk mund të realizohet një vizitë e tillë.

“Ai, si Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, nuk mund të vijë në Serbi”, ka thënë Daçiq në këtë intervistë.

Sipas tij, nëse Thaçi do të shkonte në Beograd, me këtë do të ishte thyer politika e tyre shtetërore për Kosovën.

Madje Daçiç thotë se paralajmërimi për vizitën e Thaçit është vetëm një provokim, pasi që ai thotë se nuk ishte konsultuar në lidhje me këtë grup dhe tha se ai ishte i njoftuar vetëm nga Prishtina.

Lidhur me këtë vizitë, Bashkimi Evropian pret të respektohen procedurat e parashikuara në marrëveshjen e Brukselit, nëse zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, viziton Beogradin.

“Gjatë dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, palët janë marrë vesh që të ketë edhe vizita të zyrtarëve serbë dhe atyre të Kosovës, e cila parashihet që të zgjidhet nëpërmjet oficerëve të ndërlidhjes”, ka thënë dy ditë më parë në takimin e rregullt me gazetarët, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç.

Ajo ka deklaruar se, në BE duhet të presin që këto procedura të respektohen edhe në këtë rast konkret.

Në Bruksel dje kanë thënë se BE-ja nuk është iniciator as organizator i këtij takimi. Takimi organizohet nga datat 23 deri më 25 prill në Beograd, nga një organizatë jo qeveritare “Këshilli rinor për arsim”.

Ndërkohë, Prokurori për krime lufte Vlladimir Vukçeviq ka thënë se urdhër arresti për Thaçin në Serbi është ende në fuqi në bazë të së cilit ai mund të arrestohet nëse shkon në Beograd. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.