Dalin rezultatet përfundimtare: Si do të duket paralamenti pas zgjedhjeve të 6 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar rezultatin përfundimtar sipas të cilit, Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin ka marrë 32 deputetë, dhe si partia më e madhe në sallën Kuvendit të Kosovës do të zë pozitën qendrore, aty ku deri dje uleshin deputetët e ish-pushtetit.
Në krahun e djathtë në Kuvend do ta kenë Lidhjen Demokratike të Kosovës (29 deputetë) me të cilën me shumë gjasë edhe do të bashkë qeverisin, ndërsa PDK-ja e Veselit (25 deputetë) dhe AAK-ja e Ramush Haradinajt (14 deputetë) do të ulen në karriget e opozitës aty ku deri para 6 tetorit kishin qenë LDK’ja dhe Vetëvendosje.
Përveç kësaj në grupet parlamentare të partive politike do të shihen edhe shumë fytyra të reja të cilat do të ulen në karrigen e deputetit për herë të parë.