☁️
Tiranë 20°C · Vranët 06 April 2026
S&P 500 6,609 ▲0.4%
DOW 46,648 ▲0.31%
NASDAQ 22,005 ▲0.58%
NAFTA 112.10 ▲0.5%
ARI 4,692 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,552 ▲ +4.05% ETH $2,159 ▲ +5.94% XRP $1.3513 ▲ +5% SOL $82.5300 ▲ +4.15%
S&P 500 6,609 ▲0.4 % DOW 46,648 ▲0.31 % NASDAQ 22,005 ▲0.58 % NAFTA 112.10 ▲0.5 % ARI 4,692 ▲0.27 % S&P 500 6,609 ▲0.4 % DOW 46,648 ▲0.31 % NASDAQ 22,005 ▲0.58 % NAFTA 112.10 ▲0.5 % ARI 4,692 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

DASH: Sulmi i planifikuar mirë, mos luani me drejtësinë! Kosova: Armët, prodhim serb

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se sulmi në Banjskë të Zveçanit ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë.
I pyetur në lidhje me arrestimin e Milan Radojçiçit, zëdhënësi i DASH, Vedant Patel u shpreh se i kanë raportet.
“Dhe siç e kemi thënë, ne e dimë se sulmi ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë, dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, u shpreh ai.
Radojçiç u ndalua një ditë më parë në Beograd, por presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të bashkëpunojë për verifikimin e të gjitha fakteve lidhur me ngjarjen e 24 shtatorit. Për agresorët që arritën të largohen dhe që Vuçiç tha se do të japin llogari në Serbi, u ofrua strehim dhe për tre prej tyre që u vranë, u shpall ditë zie kombëtare.
Policia boshnjake njoftoi se do të hetojë pretendimet se Radojçiçi ka blerë në Bosnjë armë, municione dhe mjete shpërthyese të fuqishme dhe shkatërruese, të cilat kanë përfunduar më pas në territorin e Kosovës.
Paraprakisht megjithatë, ministri i Brendshëm atje, Ramo Isak, u shpreh se nuk ka informacion për ndonjë armë në zonën e Tuzllës, që të lidhet me rastin e Radoiçicit. Nga Policia e Kosovës dhe nga Ministria e Brendshme pohohet se armët e kapura në Banjëskë dhe zonën përreth, janë të prodhuara në Serbi, çka lë të kuptohet se grupi është furnizuar nga institucionet serbe. Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se në mesin e armëve të sekuestruara ka edhe predha të prodhuara në 2023-shin në Serbi, të cilat sipas tij nuk mund të blihen ne tregun e zi, por mund të gjenden vetëm në fabrikën që i ka prodhuar ose në depot e ushtrisë apo policisë.

1 Koment

  • Andis 08 October 2023, 02:58

    Me ne find politika perendimore po e kupton se kush jane serbet.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.