🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 73.71 ▼3.03%
ARI 4,290 ▼2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,134 ▼ -1.09% ETH $1,745 ▼ -1.42% XRP $1.1761 ▼ -1.64% SOL $71.7500 ▼ -0.94%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 73.71 ▼3.03 % ARI 4,290 ▼2.09 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 73.71 ▼3.03 % ARI 4,290 ▼2.09 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Debate në gjyqin e Metës, prokurori: Nën cilësinë e kryetarit të LSI, ke kryer “pastrim të parave”!

Në seancën e së enjtes ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, SPAK vijoi me leximin e kërkesës për gjykim.

Prokurori Sotir Kllapi u shpreh: “Pasi janë administruar llogaritë bankare të LSI, ka rezultuar se nga 416 mijë dollarë të raportuara nga kompania, nga LSI janë paguar vetë 93 mijë. Ne kemi vijuar hetimet për shërbimet që ka ofruar kjo kompani, GSIS. Kompania ka treguar se në kohë të ndryshme ka siguruar takime të zotit Meta me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë, apo Bujqësisë. Rezulton se janë bërë pagesa edhe përtej afatit 3-mujor të parashikuar në kontratë. Kjo kompani ka treguar se disa herë ka dërguar në Shqipëri persona të kontraktuar prej saj. Jemi interesuar për aktivitetin e tyre. Duke qenë se disa nga këta shtetas kanë qenë pranë hotel “R…”, kemi verifikuar faturat. Ka rezultuar se disa nga pagesat janë bërë nga Adrian Shatku, apo nga karta të këtij personi. Për këtë fakt, vlerësojmë se edhe pagesat në ShBA për llogari të LSI janë bërë nga ky person”.

Prokurori shtoi: “Kemi dërguar letërporosi në ShBA dhe kemi mundur të idenrifikojmë disa llogari të Shatkut. Nga letërporosia ka rezultuar se GSIS i ka faturuar LSI 18 fatura, gati 40 mijë USD. Nga dokumentacioni bankar, ka rezultuar se 3 fatura ishin paguar nga llogaritë e LSI. Faturat e tjera janë paguar nga Adrian Shatku. Nga totali rezulton se GSIS i ka lëshuar LSI 18 fatura. 3 prej tyre paguar nga LSI. 12 nga Unify Com INC (kompani e Shatkut). Ndërsa për shumën 93 mijë dollarë nuk kemi të dhëna. Shuma prej 279 mijë dollarë pretendojmë se janë produkt i korrupsionit, por është gjetur edhe një mënyrë pastrimi e tyre. Ato janë servirur si pagesa të ligjshme, ndërsa janë përfitim i drejtpërdrejtë i korrupsionit. Zoti Meta, në cilësinë e kryetarit të LSI, ka kryer “pastrim të parave”.

Seanca u shoqërua edhe me tensione. Ilir Meta reagoi ndaj kryesuesit të trupit gjykues, gjyqtarit Erion Bani, pasi nuk iu dha fjala gjatë relatimit të prokurorit.

Debati mes Metës dhe kryesuesit Erjon Bani:

Gjykata: Do të flisni në fund.

Meta: Rregullat i di mirë unë, zotëri.

Bani: Kur thotë gjykata ndalo, duhet të ndaloni.

Meta: Atëherë jeni ekstremisht i njëanshëm. Unë po gjykohem këtu si terrorist ukrainas. Unë kam respekt për gjykatën, por ju jeni ekstremisht i njëanshëm. Ta dijë edhe media.

Bani: Mund të kërkoni përjashtimin.

Meta: Jo, nuk kërkoj përjashtim. Ta dini, më e mira nga ju është Irena Gjoka.

Bani: Nëse nuk zbatoni rregullat e solemnitetit, ju paralajmëroj se mund të gjobiteni deri ne 30 mijë lekë. Në rast se e përsëritni, mund të urdhërohet përjashtimi nga salla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.