☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,850 ▲ +0.84% ETH $2,059 ▲ +1.27% XRP $1.3156 ▲ +0.86% SOL $80.0800 ▲ +1.83%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Deklarata e Vuçiç! E njohim Kosovën vetëm po fituam diçka edhe ne!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic në një konferencë për mediat në Novi Sad të Serbisë ka deklaruar se shteti serb nuk e njeh Kosovën, pa fituar diçka prej kësaj.

Vuçiç tha se beson se Uashingtoni do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Prishtinës, që kjo e fundit të heqë të gjitha taksat ndaj Beogradit. “Cfarë ultimatumi kemi ne? Për cfarë ultimatumi flisni? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Nuk ka gjë prej kësaj”, është shprehur ai, raporton B92.

Më pas, Vucic u shpreh se secili duhet të bëjë punën e vet, duke nënvizuar se me rëndësi është që të ruhet paqja dhe stabiliteti. Ai ka konfirmuar sot se Uashingtoni është serioz në qëllimet që taksa e Prishtinës ndaj produkteve serbe të hiqet dhe se beson se trysnia amerikane do të vazhdojë.

Aleksandar Vucic vlerësoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë një punë serioze në drejtim të presionit “të drejtë” siç tha ai, për të presionuar Prishtinën për të hequr taksën.

“Uashingtoni është absolutisht serioz me dëshirat e tij për heqjen e taksës nga ana e Prishtinës dhe unë u jam mirënjohës njerëzve në Shtëpinë e Bardhë, në radhë të parë, dhe në Departamentin e Shtetit”, tha Vuçiç para gazetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.