Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota
Ish kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi thotë se Sali Berisha po përpiqet ta zvogëlojë me plan partinë, që t’i shërbejë atij.
Në mkë intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se demokratët e kanë braktisur Berishën dhe se nuk merr me shumë se 25 mijë vota në zgjedhjet për kreun e partisë.
“Nuk mund të hedhësh akuza të tilla, është e turpshme. Unë jam mësuar me këto. Objektivi i Berishës është ta tkurrë PD që ajo parti t’i shërbejë vetes së tij. Në rastin konkret, është detyra e atyre që të faktojnë aktivitetin politik të atyre që mendojnë ndryshe. Ai këtë e bën rëndom. Por të ndërtosh akuzë për disa nga figurat, ti ta zvogëlosh me plan këtë parti, ta çosh aq të vogël vetëm sa ta kesh për vete. Ta merr mendja që doktori i ka frikë këto? Është parti e parcelizuar. Shumica e tyre janë të shantazhueshëm, është e vështirë t’i mbledhësh për t’i bërë front Berishës. Këta nuk e rrezikojnë Berishën. Problemi i Berishës, është frika për verifikimin e rezultatit”, theksoi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.