🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.22 ▼1.18%
ARI 4,703 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,518 ▲ +4.22% ETH $2,154 ▲ +6.41% XRP $1.3443 ▲ +4.96% SOL $82.4800 ▲ +4.52%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.22 ▼1.18 % ARI 4,703 ▲0.5 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.22 ▼1.18 % ARI 4,703 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dëmtohen linjat elektrike nga stuhitë. Dhjetëra zona pa energji

Si pasojë e motit të keq, situata e furnizimit me energji elektrike është përkeqësuar, pavarësisht se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka marrë masat e para të nevojshme.

Sipas komunikatës së mëngjesit të së dielës, OSHEE bën të ditur se është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të elektricitetit.

Rreth 1200 punonjës janë në gatishmëri të plotë dhe, pavarësisht kushteve të rënda atmosferike, riparimi i defekteve po tentohet të bëhet në kohën më të shpejtë të mundshme. Ata janë të ndarë në 16 grupe për ndjekjen e regjimit të punës, si dhe ndihmohen edhe nga 20 inxhinierë të sigurisë në punë.

E megjithatë paraqiten probleme në disa zona rurale, ndërsa hidrovorët janë tërësisht në funksion dhe spitalet e vendit nuk kanë probleme me furnizimin me energji.

Avaritë në linjën e tensionit të lartë kanë shkaktuar probleme në zonat e Shkozetit deri në Malin e Robit, Shijak deri në Ndroq, si dhe nënstacionet e Durrësit e Porto Romanos.

Ndërkohë avaritë në linjën e tensionit të mesëm kanë prekur zonat e Gjirokastrës, Kukësit, Burrelit dhe Durrësit, të gjitha prej erës së fortë dhe reshjeve të shiut gjatë natës e në vazhdim.

Pa energji, në Gjirokastër kanë mbetur Ballabani, Piskova, Suka, Lekli, Lunxhëria, Këlcyra, Zagoria, Lazarati, si dhe Kosina e Petrani në Përmet; në Kukës, Rexhepaj, Kalimashi, Cahani, Lekbibaj, Fierza, Rragami, Valbona, si dhe Bujan Pac në Bajram Curri; në Burrel, Shupenza, Krasta, Komsi, Klosi, Cërrunja, Sllova dhe Zall Dardha; ndërsa në Durrës zonat e Xhafzotajt, Spitallës, Romanatit, Koxhas dhe ish-këneta.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në Bathore, ku rreth 50 banesa janë të rrethuara nga uji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.