☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.18 ▲1.26%
ARI 4,584 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,163 ▼ -1.93% ETH $2,019 ▼ -1.75% XRP $1.3083 ▼ -3.03% SOL $80.5700 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.18 ▲1.26 % ARI 4,584 ▲0.59 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.18 ▲1.26 % ARI 4,584 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Dëshmia e Bitrajt: Vodha Bankën se humba në loto

Gjykata e Tiranës zbardh dëshmitë e dhëna në Prokurori nga Ardian Bitraj, i akuzuari për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e Bankës së Shqipërisë.

Vjedhja-në-BSHProkuroria-hetim-certifikatës-së-sigurisë-për-Ardian-BitrajDeklarimet e plota të Bitrajt, i vetëdenoncuar për vjedhjen, si dhe ish­-vartëses së tij Mimoza Bruzia, janë pjesë e vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Tiranës ndaj dosjes së parë të ish­punonjësve të BSH, citon sot e perditshmja, ‘Panorama’.

Bëhet fjalë për vendimin e shpallur më 19 shkurt, i cili është zbardhur ditën e djeshme.

Në këto deklarime të dhëna më 21 dhe 22 korrik 2014, Bitraj dhe Bruzia kanë rrëfyer detaje nga supervjedhja në Bankën e Shqipërisë, mekanizmin dhe bisedat e përbashkëta për riparimin e saj.

Deklaroj se në muajin maj apo qershor të vitit 2010 kam arritur të përvetësoj lekë nga arka për veprim. Në këtë periudhë unë ushtroja detyrën e përgjegjësit të arkës për veprim. …Këto lekë unë kam arritur t’i marr gjatë kohës që kam ushtruar këtë detyrë, nga muaji maj/qershor i vitit 2010 deri në nëntor të vitit 2011. Kjo punë ka vazhduar dhe më pas, deri në mesin e vitit 2012.

Në këtë periudhë unë kam vazhduar të marr lekë nga arka për veprim, pasi akoma përgjegjësi i ri Petrit Ramohitaj nuk ishte i ngarkuar në këtë punë. Unë kisha krijuar mirëbesim që të futesha në ambientet e kësaj arke. Dua të shpjegoj se në fillim kam arritur të marr shuma nga 1.500.000 deri ne

2.000.000 lekë. Në ditë të caktuara kam arritur të marr nga arka për veprim dhe 10 milionë lekë dhe më pas t’i nxjerr nga banka.

“Në arkën për veprim kanë qenë të instaluara kamera, të cilat mbulonin vetëm aneksin dhe zyrën e arkës, ndërsa vendi ku gjendeshin lekët nuk ka pasur kamera, pra nuk mbulohej nga kamerat. Unë kam arritur të marr nga fondet e gatshme, gjatë kohës që unë isha vetëm në ambientet e arkës, pra kur ishte aktive dhe kur dy punonjësit largoheshin nga arka për arsye të ndryshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.