🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.86 ▲1.45%
ARI 3,917 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,740 ▼ -1.82% ETH $2,258 ▼ -1.4% XRP $1.2519 ▲ +0.12% SOL $91.9700 ▼ -2.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,917 ▼1.34 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,917 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

Arrestimet e biznesmenëve Ergys Agasi në Durrës dhe Ermal Beqiraj në Francë nuk janë thjesht dy aksione të veçuara policore, por mbyllja e rrethit për një nga dosjet më komplekse të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Të dy të pandehurit konsiderohen si bashkëpunëtorë të ngushtë dhe figurat qendrore të të njëjtit grup të strukturuar kriminal.

Nga 8 personat e vënë nën akuzë për këtë dosje – ku përfshihen edhe zyrtarë të lartë publikë – Agasi dhe Beqiraj ishin të vetmit që i kishin shpëtuar valës së parë të arrestimeve. SPAK i lidh drejtpërdrejt të dy biznesmenët në një skemë të përbashkët që synonte manipulimin e tenderave publikë, duke eliminuar konkurrencën përmes shantazhit e dhunës fizike, për të pastruar më pas paratë e përfituara.

Akuzat e përbashkëta në dosje

Si drejtues të dyshuar të këtij rrjeti, mbi dyshen Agasi-Beqiraj rëndon e njëjta masë sigurie “Arrest në burg” për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal:

  • Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike.
  • Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës.
  • Heqje e paligjshme e lirisë.
  • Pastrim i produkteve të veprës penale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.