Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,850 ▲ +0.57% ETH $2,060 ▲ +0.67% XRP $1.3127 ▲ +0.15% SOL $79.8900 ▲ +0.8%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Deti i Kinës Jugore, Kina zhvendos raketa në ishullin e shumëdiskutuar

Pamjet satelitore tregojnë se Kina ka zhvendosur raketa tokë-ajër në një ishull të pretenduar edhe nga të tjerë shtete në detin e Kinës Jugore, por Pekini i hedh poshtë të tilla pretendime si të “sajuara” nga mediat.

Fotot e marra më 14 shkurt e të publikuara nga “Fox News” tregojnë ato që duket të jenë dy bateri me nga 8 raketahedhëse dhe një sistem radarësh të vendosur në ishullin Yongxing.

Tajvani, që këmbëngul se ishulli i takon atij, e konfirmoi lëvizjen e Pekinit. Por ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi u tha gazetarëve se, e gjithë kjo tymnajë nuk është gjë tjetër veçse një shpikje e mediave perëndimore.

“Në vend që të merren me të tilla gjëra, – u shpreh ai, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen australiane, Julie Bishop, – të përqëndrohen më mirë te faret që kemi ndërtuar në detin e Kinës Jugore, të cilët janë provuar mjaft të vyer për sigurinë e anijeve që kalojnë në atë zonë”.

Prania e raketave do t’i rrisë ndjeshëm tensionet në mosmarrëveshjet e hidhura, që rrethojnë çështjen e ishujve në këtë det, ku Kina, pretendimet e zgjeruara territoriale i ka maskuar me idenë se puna e saj në ato toka është legjitime dhe për qëllime civile.

Ishujt i kërkojnë dhe vende të tjera të rajonit, ndaj militarizimi i zonës nuk premton të sjellë asgjë të mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.