Kronika

Rrëshqitja e dheut pengon qarkullimin në Rrugën e Kombit

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin, kanë sjellë probleme në disa akse për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Situatë problematike është krijuar në Rrugën e Kombit. Rrëshqitja ka ndodhur në kilometrin e 10-të në Kolsh, të Kukësit. Një sasi e madhe gurësh dhe dherash ka rrëshqitur nga skarpati duke shkaktuar dhe bllokim të njërës korsi në drejtim të Tiranës. Për të rikthyer normalitetin në autostradë është dashur ndërhyrja e specialistëve të mirëmbajtjes së rrugëve. Ndonëse firma që më parë mirëmbante këtë autostradë ka përfunduar kontratën që me 22 tetor vijon vullnetarisht të ndërhyjë sa herë është i nevojshme pastrimi në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Specialistët thonë se drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes maksimal pasi ky aks nga Kukësi deri në afërsi të Tunelit të Kalimashit mbetet në rrezik evident pasi toka është e paqëndrueshme dhe relievi është i thyer. Problem mbetet mos tenderimi i kompanive që duhet të mirëmbajnë rrugët në stinën e dimrit, çka ka sjellë edhe krijimin e problemeve në akset rrugore. Deri më tani janë në proces tenderimi vetëm dy rrugë Bajram Curri Valbonë dhe Kukës Bushtricë.

Situatë problematike edhe në jug të vendit. Si pasojë e reshjeve të shumta, është përmbytur aksi Gjirokastër- Kakavijë. Mësohet se rruga është nën ujë në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’ në fshatin Kordhoc.

Edhe në Lazarat është përmbytur një banesë në Lazarat dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje kanë shkuar përfaqësues të pushtetit vendor dhe forcat zjarrfikëse.

LIBRAZHD, PROBLEME ME ENERGJINË, VËSHTIRËSI NË QARKULLIM
Librazhdi është një nga rrethet që po vuan pasojat e motit të keq. Në disa fshatra është dëmtuar rrjeti i shpërndarjes se energjisë. Problematike paraqitet situata në qarkullimin e automjeteve ne segmentin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas. Në Qukës prej tri ditësh një segment i rrugës kombëtare është i përmbytur, duke sjellë rrezik për udhëtarët. Banorët ankohen se nuk ka asnjë ndërhyrje për përmirësimin e situatës.

OSHEE NË GATISHMËRI, 1650 PUNONJËS NË TERREN, JA ZONAT PROBLEMATIKE
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po vijon punën për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq.

Sipas përditësimit të informacioneve nga terreni, deri në orën 09:00 të ditës së sotme, mbeten ende me defekt 55 fidera, pjesa më e madhe prej të cilave, furnizon me energji elektrike zonat rurale.

OSHEE po punon për riparimin e defekteve në një kohë sa më të shkurtër:
Zonat pa energji janë:
Tirana me zonat: Kinostudio, Valias, Sauk, Vorë, Ibë, rrg. Jordan Misja, Shinat e Trenit, Kinostudio, Yrshek.
Fieri me zonat: Dermenas, Lepenicë, Cakran, Sheq i Vogël, Xhuherinë , Gorisht, Himarë, Qeparo
Burreli me zonat: Gurrës, Peshkopi, Fushë Kuqe
Shkodra me zonat: Koman, Kacinar, Midë, Zejmen, Dajc, Postribë
Berati me zonat: Potom, Kucovë, Starovë
Kukësi me zonat: Kalimash, Cahan, Rexhepaj, Lekbibaj
Korça me zonat: Trebinjë, Barmash, Voskopojë, Vithkuq, Pirg
Gjirokastra me zonat: Ballaban, Lekël, Sukë, Gjirokastër, Lazarat , Petran, Delvinë.
Durrësi me zonat: Spitallë, Kënetë, Ura e Gjolës, Fushë-Krujë
Elbasani me zonat: Bradashesh, Rrasë
Po punohet në kabinat fundore të zonave të thella rurale.
Hidrovoret dhe spitalet furnizohen të gjitha me energji elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button