🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,655 ▼0.68%
DOW 52,845 ▼1.16%
NASDAQ 26,083 ▼0.94%
NAFTA 86.73 ▲2.77%
ARI 4,584 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,612 ▲ +6.24% ETH $2,329 ▲ +11.02% XRP $1.2383 ▲ +15.68% SOL $87.4300 ▲ +6.2%
S&P 500 7,655 ▼0.68 % DOW 52,845 ▼1.16 % NASDAQ 26,083 ▼0.94 % NAFTA 86.73 ▲2.77 % ARI 4,584 ▲0.85 % S&P 500 7,655 ▼0.68 % DOW 52,845 ▼1.16 % NASDAQ 26,083 ▼0.94 % NAFTA 86.73 ▲2.77 % ARI 4,584 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Dhuna në Pejë, aktorja që publikoi pamjet: Po kërcënohem unë dhe persona të tjerë, nuk e bëra unë videon

“Është e vërtetë që unë po kërcënohem në rrjetet sociale për videon që e kam shpërnda gjatë natës së mbrëmshme. Por, realisht unë në rrjetet e mija sociale e kam emrin Kaltrinë Zeneli dhe jo Kaltrina Zeneli dhe personat të cilët kanë kërcënuar kanë kërcënuar dikë tjetër. Vajza në fjalë më është drejtuar mua dhe m’i ka dërguar mesazhet që ka marrë prej personave të ndryshëm. Vajza në që ka emrin e njëjtë me mua më ka treguar se e ka denoncuar njërin prej komentuesve që i ka dërguar një mesazh kërcënimi”, deklaroi ajo.

Zeneli shtoi se te njerëzit është krijuar edhe një keqkuptim tjetër se ajo ishte vajza që e ka xhiruar këtë video.

“Njerëzit po mendojnë që vajza e cila e ka xhiruar atë video kam qenë unë, është një keqkuptim këtu. Unë nuk kam xhiruar, nuk jam pjesë e videos. Jam ajo që e kam shpërnda dhe e kam denoncuar rastin gjë që nuk jam fare e penduar. Unë kam marrë kërcënime edhe nga njerëz që më kërcënojnë me gjuhë të ndryshme si spanjolle,  italisht dhe anglisht. Unë po brengosem për vajzat që e kanë emrin si unë dhe po përballen me këtë rast”, tha ajo.

Në videon e postuar të mërkurën shihet një infermiere në një shtëpi të moshuarve e cila e sulmon fizikisht një grua të moshuar dhe disa vajza të tjera të cilat e xhirojnë aktin dhe qeshin. E njëjta video ka nxitur shumë reagime dhe deri më tani për këtë gjë janë arrestuar tre persona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.