Aleanca: Pushteti e ka kthyer KEK-un në terren vdekjeje, kërkohet hetim urgjent dhe dorëheqje
Aleanca ka reaguar ashpër përmes një komunikate zyrtare për medie, pas rasteve të njëpasnjëshme tragjike në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku brenda një viti kanë humbur jetën katër punëtorë.Në reagimin e saj, Aleanca thekson se vdekjet e punëtorëve Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe së fundmi Arbenit Ahmeti, janë dëshmia më e rëndë e dështimit dhe neglizhencës kriminale të kësaj Qeverie.Sipas këtij subjekti, dy vdekjet tragjike brenda vetëm tri ditëve të fundit dëshmojnë se situata ka dalë plotësisht jashtë kontrollit dhe se pushteti ka dështuar të garantojë jetën e qytetarëve.”Këta që shtiren çdo ditë se po marrin masa për mbrojtjen e punëtorëve, në realitet e kanë sjellë ndërmarrjen më të madhe publike në një terren të rrezikshëm ku vdesin njerëzit”, thuhet në komunikatën e Aleancës.Ata kanë drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj ministrisë së linjës, duke u shprehur se po sillet si “agjenci mortore”, teksa menaxhmenti dhe Bordi politik i KEK-ut reagojnë vetëm me komunikata shabllone pasi ndodhin tragjeditë, në vend që të parandalojnë rreziqet.Më tej, në reagim potencohet se punëtorët e KEK-ut po detyrohen të punojnë nën presion e frikë, duke mos guxuar të denoncojnë rreziqet në vendin e punës nga frika e pasojave prej një menaxhmenti represiv.Përballë kësaj situate, Aleanca ka paraqitur kërkesa të prera duke kërkuar hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe përgjegjësi të plotë ligjore e penale për secilin zyrtar përgjegjës.”Menaxhmenti dhe Bordi i KEK-ut duhet të japin llogari urgjente para drejtësisë dhe dorëheqje të menjëhershme për humbjen e këtyre jetëve. Njëjtë duhet të veprojë edhe deputetja që sillet si ministre”, përfundon komunikata, e cila mbyllet duke u shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të punëtorëve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.