“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji
Egnatia ka barazuar pa gola në sfidën e parë të “play off” të Europa League ndaj ekipit Norvegjez Lillestrom.
Rrogozhinasit u paraqitën mirë, duke rezistuar ndaj një kundërshtari të fortë.
Sfida u zhbllokua shumë shpejt që në minutën e 6-të me Lillestrom që kaloi në avantazh, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Egnatia u mbrojt mirë dhe provoi të rrezikonte me kundërsulme. Rrogozhinasit patën disa mundësi të mira në fundin e pjesës së parë por pa mundur të konkretizonin.
Në fraksionin e dytë të sfidës, skuadrat e rritën nivelin e lojës dhe kërkuan më shumë golin.
Rastin më të mirë e pati Egnatia, ku në minutën e 70-të, ishin të pafat pasi goditën traversën.
Ndërsa në minutën e 73-të, Lillestrom nuk përfitoi nga një gafë e portierit rrogozhinas, duke goditu jashtë me portën thuajse të boshatisur.
Pavarësisht rasteve të tjera nga të dy ekipet ndeshja përfunoi në barazim 0-0, me kualifikim që do vendoset në ndeshjen e kthimit në Norvegji.
Egnatia nëse kualifikohet në këtë ndeshje “play-off”, do luajë në fazën e grupeve në Europa League.
Në të kundërt në rast eliminimi, rrogozhinasit do marrin pjesë në grupet e Conference League.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.