🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 108.73 ▲8.6%
ARI 4,647 ▼3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,397 ▼ -3.18% ETH $2,036 ▼ -4.64% XRP $1.3018 ▼ -3.81% SOL $78.6600 ▼ -5.51%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.73 ▲8.6 % ARI 4,647 ▼3.45 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.73 ▲8.6 % ARI 4,647 ▼3.45 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dhuna në stadiume, Rama: Status të veçantë për tifozët, tre vjet burg kush hyn në fushë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në tryezën me temë ‘Siguri – Reformim – Modernizim’ ku ka folur për dhunën në stadiume.

Sipas shefit të qeverisë, ekzistojnë të gjitha mundësitë për një qasje të bazuar jo thjeshtë në nevojat emergjente, por për të hyrë në një fazë pa kthim në raport me dhunën.

“Dhuna në stadiume nuk mund të tolerohet më. Pjesëmarrja ne stadium e çdo sportdashësi do të bëhet me një status të veçantë për t’i dhënë një përgjegjësi më të madhe për veprimet individuale. Kjo nuk është një shpikje, por një eksperiencë nga vendet e tjera” – tha Rama në tryezën e organizuar nga FSHF.

Ai u shpreh se Federata dhe Policia nuk duhet t’ia lënë topin njëra-tjetrës. Rama kërkoi pajisjen e stadiumeve me kamera, që policia të ketë mundësinë për të monitoruar rastet e dhunës.

Rama u shpreh se kush hyn në fushën e gjelbër do të marrë dënimin maksimal nga Kodi Penal. Sipas tij, mazhoranca do të ndërhyjë në Kod për ta ashpërsuar atë.

“Nuk do të ketë më gjobë deri në tre vjet burg. Por minimumi tre vjet burg për ata që kalojnë vijën e bardhë dhe hyjnë në tabelën e gjelbër. Madje deri në përjashtimin përjetë nga stadiumet të atyre që nxisin apo ushtrojnë akte dhune” – tha ai.

Kryeministri u ndal edhe në informalitetin e klubeve.

“Futbollistë që marrin 100 mijë euro deklarohen sikur paguhen me 300 mijë lekë që klubet të shmangin detyrimet. Ky teatër ku klubet i deklarojnë pagat e lojtarëve sikur të ishin fasonë, duhet të marrë fund” – tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.