☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $63,906 ▲ +0.28% ETH $1,677 ▲ +0.21% XRP $1.1475 ▲ +0.52% SOL $67.8400 ▲ +1.41%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
13 Jun 2026
Breaking
Opinion

Ditarët e Alastair Campbellit: Mëdyshja e Tony Blairit, mes Downing Street dhe Presidencës së BE

Tony Blair mendoi të hiqte dorë nga posti i Kryeministrit për një detyrë në Bashkimin Europian, tre vjet përpara se të tërhiqej përfundimisht nga politika britanike, mësohet nga ditarët e këshilltarit të tij mediatik, Alastair Campbell, të botuar së fundmi.

Ditarët, të cilët po botohen në seri prej edicionit të së premtes në gazetën “The Neë European”, shprehin me detaje momentet e mëdyshjes së Tony Blairit, kur i duhej të vendoste nëse duhej të hiqte dorë një herë e mirë nga pozicioni i deputetit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005.

Në shënimet e ditës së premte, 2 prill 2004, Campbell shkruan: “E pyeta se çfarë i thoshte instikti i tij. Ai mu përgjigj se nëse i duhej të merrte një vendim, mu atëherë dhe mu në atë moment, me siguri që do të vendoste të largohej dhe të linte GB [Gordon Braun] që të “luftonte”. Nuk kishte ndjerë asnjëherë që duhej të vazhdonte për tre mandate. Shqetësimi i tij ishte GB dhe nëse ai mund ta bënte atë punë, gjithashtu edhe nëse ai ishte një modernizues”.

Pothuaj tre javë më vonë, në 23 prill, Blairi spekulonte se Brauni “do të rritej për ta bërë atë detyrë”, sipas ditarit.

Më tej, Campbell vazhdon: “Ai [Blair] më pas tha se kishte një tjetër ndërlikim të situatës. Ai pyeste veten nëse duhej apo të kërkonte pozicionin e presidentit europian, sepse ai ndiente që mund ta bënte mirë dhe se do ta bënte në një kohë shumë të rëndësishme”.

Blairi i tha Campbellit se mund të fitonte mbështetjen e figurave kyçe si ish Kryeministri britanik, Bertie Ahern dhe Kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder.

Campbell shkruan se Blairi spekuloi që, nëse francezët do ta bllokonin, “ai gjithmonë mund të fitonte disa para për dy apo tre vite, dhe më pas të bënte atë që me të vërtetë donte, domethënë të fokusohej tek feja, gjithë gjërat që kanë lidhje me fenë”.

Megjithatë, teksa vendimi për ta bërë apo jo këtë lëvizje duhej marrë në 16 qershor, Blairi “u ftoh” teksa nisi të shqetësohet gjithnjë e më shumë për trashëgiminë e tij si Kryeministër.

Në 20 maj 2004, Alastair Campbell shkruante: “TB [Tony Blair] telefonoi. Ai tha se ai, Anji [Hunter] dhe unë, kishim arritur të gjithë – në mënyrë të pavarur – në përfundimin që ndoshta duhej të vazhdonte në kursin aktual”.

Më tej, Blairi udhëhoqi laburistët drejt fitores së tretë radhaz, një arritje historike kjo për të majtën britanike. Në vitin 2007, Blairi u largua pas një dekade si kryeministër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.