☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 13 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $63,606 ▲ +0.67% ETH $1,666 ▲ +0.24% XRP $1.1318 ▼ -0.34% SOL $66.7500 ▲ +0.3%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
13 Jun 2026
Breaking
Opinion

Do rrisim pensionet, de more, de si lum ti popull mezi na ke

Nga AGIM XHAFKA

Pas gjysmë ore që Rama na ‘gëzoi’ se duke filluar nga janari 2026 do të rriten pensionet çdo muaj në oborrin e pallatit u grumbulluan gjithë banorët. Linkthi zbrita dhe unë me gruan.

E ajo që mësuam na trishtoi, e treti si kripa në ujë sihariqin e kryeministrit. Na iku Bedriu. Jo ashtu siç mendohet pas fjalës ikje. Është shëndoshë e mirë, bashkë me zonjën e tij.

Boshatisi apartamentin dhe i ngarkoi të gjitha në makinën që mbërriti para gjysëm ore. U përqafuam me lotë në sy. Mbushi 30 vjet fqinj me ne.

Kur po iknin e po na përshëndesnin me dorë, ai dhe e shoqja Berta, më tha gruaja:

– E dhanë me qira shtëpinë se nuk ia dilnin dot. Me dy pensione as ilaçet nuk paguanin. Mjerim i madh.

– Po vetë ku do banojnë? Te ndonjë i afërm, apo do shkojnë te qyteti ku lindën?

– Jo, jo. Morën një garsonierë andej nga Kamza. E kapën lirë. U ngelen ca para çdo muaj.

Bënë llogari të moshuarit, fqinjët e mi. Dhanë me qira dhe morën me qira. Në këto hesape hyn kushdo që do të ruajë dinjitetin. Se kur nuk ta mbron shteti e mbron vetë. Do na marrë malli për miqtë e dashur, për bukën e vjetër.

Eh,…

– Shkojmë e i shohim ndonjë ditë, -më tha gruaja.

– I hipim autobusit se tani kemi dhe abone free,- doja t’i thoja, por m’u duk ironi që nuk i shkonte trishtimit.

Makina doli nga oborri. Na la pas tymin si lëndim të kohëve që jetojmë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.