🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▼ -1.56% ETH $2,054 ▼ -3.46% XRP $1.3146 ▼ -2.14% SOL $79.3500 ▼ -1.59%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Sporti

“Do t’i tregojmë botës kush është Argjentina, Messi do ta shijojë

  • E shtuna do të jetë dita e debutimit të Argjentinës në Botëror.

Lionel Messi me shokë do të sfidojnë një prej skuadrave surprizë të këtij kompeticioni, Islandën që ka i ka habitur të gjithë me paraqitjet e saj në Euro 2016 dhe në eliminatoret e Kupës së Botës në zonën europiane. Jorge Sampaoli trajneri i Argjentinës e di vështirësinë që paraqet kundërshtari dhe kërkon përqëndrim maksimal nga futbollistët e tij për sfidën ndaj përfaqësueses ishullore.

“ Islanda është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballuar. Ata luajnë me shumë intensitet dhe janë të fortë në fazën mbrojtëse, do të përpiqen të na ndëshkojnë me kundërsulm. Megjithatë unë kam besim të verbër te futbollistët që drejtoj. Ne do t’u tregojmë të gjithëve në këtë Botëror se Argjentina është ende një skuadër me potencial të madh në futbollin ndërkombëtar”.

Në Argjentinë të gjithë thonë se ky do të jetë Botërori i Messit, por Sampaoli kurrësesi nuk dëshiron ta vendosë nën presion yllin e skuadrës së tij.

“ E shikoj shumë mirë Messin. Është shumë i motivuar dhe me kapacitet që ka nuk besoj se do ta ndiejë presionin. Nuk mendoj se ky është Botërori i Messit ne duam vetëm që Leo të dëfrehet në fushën e lojës”.

Përsa i përket formacionit që do të zbresë në fushë ndaj Islandës, Aguero ka fituar balotazhin me Higuain dhe do të luajë në qëndër të sulmit i mbështetur nga Messi e Di Maria, ndërsa në mesfushë do të luajë Meza përkrah Mascheranos e Biglias.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.