🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,580 ▼0.04%
DOW 46,421 ▼0.18%
NASDAQ 21,904 ▲0.11%
NAFTA 112.40 ▲0.77%
ARI 4,697 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,248 ▲ +3.66% ETH $2,138 ▲ +5.37% XRP $1.3425 ▲ +4.39% SOL $82.2400 ▲ +4.37%
S&P 500 6,580 ▼0.04 % DOW 46,421 ▼0.18 % NASDAQ 21,904 ▲0.11 % NAFTA 112.40 ▲0.77 % ARI 4,697 ▲0.37 % S&P 500 6,580 ▼0.04 % DOW 46,421 ▼0.18 % NASDAQ 21,904 ▲0.11 % NAFTA 112.40 ▲0.77 % ARI 4,697 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Donald Tusk: Turqia, partner i vështirë por i besueshëm

Kryetari i Këshillit të BE-së Donald Tusk, tha se Turqia është “një partner i vështirë por i besueshëm”.

Tusk në intervistën e tij për gazetën gjermane Bild, duke vënë re se Turqia kalon nga një periudhë të vështirë, tha se “Turqia është një shtet i vështirë por më i besueshëm në rajon, dhe tashmë janë duke u përballur me një gjendje të vështirë; çdo javë sulme terroriste, kufi të pasigurt me Sirinë, Irakun dhe Iranin. Si shtesë më shumë se dy milionë refugjatë. Për këtë shkak duhet të tregojmë solidaritet me ta por në të njëjtën kohë edhe duhet të kritikojmë”.

Tusk në lidhje me pyetjen “Kur do të marrin turqit liberalizim të vizave?” iu përgjigj duke thënë “Kur do të përmbushin të gjithë kriteret pa përjashtim. Negociatat ka mundësi të zgjasin deri në muajin tetor por jemi duke përparuar”.

Në pyetjen nëse vallë Turqia do të bëhet anëtare e BE-së ose jo, Tus tha se “Me gjendjen në dispozicion nuk do të bëhet”.

– Çështja Brexit

Ai foli edhe mbi referendumin në Britani të Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian.

“Nuk jam parathënës. Por shpresoj që britanikët do të votojnë kundër ndarjes. Sigurisht që është një moment historik dhe disa sende të vjetra do të mbeten prapa dhe do të jetë fillimi i gjërave të reja. Por edhe nëse dihet se do të kushtojë shumë jam i sigurt se BE-ja do të vazhdojë të mbijetojë”, tha Tusk.

Sipas tij, dalja e Britanisë nga BE-ja do të ndikoj ndaj BE-së. “Çdo familje e din se një ndarje është traumatike. Në aspektin ekonomik ashtu siç çdo anëtare e BE-së edhe Britania do ti ketë disavantazhet e saj. Ndërsa në aspektin politik, ndarja do të ndikojë tek kundërshtarët radikal të BE-së në shtetet e BE-së. Ditën kur do të largohet Britania armiqtë tanë do të pinë shampanjë. Duhet të bëjmë gjithçka të mos e lejojmë këtë”, tha Tusk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.