Dorina Mema tregon miqësinë e ngushtë me Moza Ahmetin, ndan historinë e veçantë me fermeren
Dorina Mema ka rrëfyer në studion e Living Day në Vizion Plus detaje të veçanta nga njohja e saj e hershme me Moza Ahmeti, duke sjellë në vëmendje jo vetëm familjen e saj, por edhe karakterin unik që e dallon.
Ajo tregoi se lidhja me Mozën nis që në fëmijëri, pasi familjet e tyre njiheshin prej kohësh në Krujë.
Duke folur për karakterin e Mozës, Mema e cilësoi atë si një person pa komplekse dhe me një shpirt të lirë, që nuk ndikohet nga paragjykimet e të tjerëve.
Ajo kujtoi edhe një episod nga pushimet, ku Moza kishte zgjedhur të sillte verën e saj në lokal, pavarësisht reagimeve të të tjerëve, duke treguar kështu natyrën e saj të pavarur.
Pjesë nga biseda:
Lahe: Si e njeh ti Mozën?
Dorina Mema: Unë e njoh familjen e saj që herët. Babai i Mozës më ka dhënë mësime italishtjeje dhe anglishtjeje kur isha e vogël, ishte një burrë shumë i zgjuar nga Mali i Zi. Nëna e saj ishte një grua shumë e dashur, pak topolake, që më pyeste gjithmonë: “A ke ngrënë bukë?”. Ata ishin një familje e jashtëzakonshme në Krujë. Moza është një person pa kufij dhe pa komplekse. Mbaj mend kur bënim plazh në Potam. Një mëngjes dolëm të bënim pazar, ajo mori një shishe verë në supermarket dhe u ulëm në një lokal për ta pirë. Na shikonin shtrembër sepse kishim marrë shishen tonë, por Moza thoshte: Më pëlqen të hap shishen time dhe do ta bëj. Ajo është një njeri që të blen karakterin. Ajo m’u drejtua njëherë në plazh: Dorina, çfarë ke ti të jashtëzakonshme?. I thashë se kam guximin “budalla” për të jetuar jetën, dhe ajo qeshi sepse i pëlqeu përgjigjja.
Lahe: Po rrjetet sociale të Mozës? Kush i menaxhon?
Dorina Mema: Nuk e di kush i menaxhon, por e sigurt është që Moza nuk harxhon kohë me postime apo rrjete sociale, ajo kërkon realitetin. Ajo thjesht do që të pranohet ashtu siç është. Kur dëgjoi duartrokitjet e njerëzve pashë një ndriçim në shpirtin e saj, u qetësua sepse kuptoi që njerëzit më në fund e kishin lexuar drejt dhe e donin. Moza është një botë që duhet eksploruar dhe unë uroj që ta shijoni ashtu siç është.
/vizionplus.tv



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.