Kronika

Dosja për 613 kg kokainë, Prokuroria pret letërporosi nga Ekuadori

Dy ditë pasi prokuroria e krimeve të rënda mbylli hetimet dhe coi në gjykatë dosjen për 613 kg kokainë të kapur në Maminas, organi i akuzës është ende në pritje te dy leterporosive, njera prej te cilave nga Ekuadori.

Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se autoriteteve të huaja u është kërkuar informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador në periudha kohore të ndryshme. Autoriteteve të huaja iu është kerkuar informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador në periudha kohore te ndryshme.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se ngarkesa e parë me 90 kg u gjet po me kontenier me babane në pronësi të Arbër Çekajt, ndërsa sasia e dytë ishte 38 kg e kapur po në Ekuador.Ndërkohë që sasia e  fundit po tentohej të futej në Shqipëri në 4 arka bananesh në pronësi të kompanisë ‘Arbri Garden’.

Prokuroria për Krime të Rënda, njoftoi dy ditë më parë se mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë për 613 kg kokainë të kapur në kontejnerët e bananeve, ndërsa të pandehur janë Arbër Cekaj në mungese si dhe dhe Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.

Armando Pezaku ishte shoferi i trailerit që transportonte ngarkesën me banane në të cilën u kap sasia rekord e drogës. Ndërsa Donald Lushaj ishte menaxheri i firmës “Arbri Garden” në pronësi të Arbër Çekaj që kishte porositur ngarkesën nga Kolumbia.

Cekaj ndodhet në Gjermani, ku edhe atje ka një hetim nga autoritetet pasi dyshohet se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre.

Më 27 shkurt 2018 u kapën rreth 613 kg kokainë në Maminas në kontenierët e bananeve të Arbri Garden në pronësi të Arbër Çekaj. Aktualisht Çekaj ndodhet në gjykatën gjermane të emigracionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button