🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 108.07 ▲7.94%
ARI 4,652 ▼3.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,455 ▼ -2.9% ETH $2,038 ▼ -4.31% XRP $1.3086 ▼ -3.08% SOL $78.8600 ▼ -5.29%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.07 ▲7.94 % ARI 4,652 ▼3.35 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.07 ▲7.94 % ARI 4,652 ▼3.35 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Drafti në Kuvend/ Censusi në 2020, gjoba të rënda kush gënjen dhe i shmanget deklarimit

Censusi i ri i popullsisë së Shqipërisë do të bëhet në vitin 2020 dhe pritet të ofrojë të dhëna në disa fusha. Të gjithë ata qytetarë që do t’i shmangen regjistrimit do të gjobiten deri në 1 milion lekë. Po ashtu do të gjobiten edhe ata që japin të dhëna të rreme në deklarimin e tyre.

“Të gjithë personat e rritur, me shtetësi shqiptare apo të huaj, si dhe personat pa shtetësi, me përjashtim të personelit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët në momentin e Censit po jetojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar në pyetësorët e Censit, në përputhje me pikën 2, shkronja “ç”, paragrafi “iii” i nenit 10 të këtij ligji. 2. Personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar: a) në mënyrë të plotë; b) në mënyrë të saktë dhe të besueshme”,- thuhet në nenin katër të draftit.

Censusi i ri do të ofrojë numrin dhe shpërndarjen e popullsisë rezidente, po ashtu do të ofrojë strukturën demografike e karakteristikat e popullsisë

“Censi synon t’u ofrojë Kuvendit, Qeverisë, njësive të qeverisjes vendore, organizatave ekonomike, shkencore dhe kulturore, si dhe gjithë shoqërisë civile të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e politikave të përgjithshme të zhvillimit, për analizat private dhe publike të vendimmarrjes, për kërkime shkencore dhe, në përgjithësi, për përmirësimin e njohjes dhe të të kuptuarit nga shtetasit të realitetit demografik, ekonomik dhe shoqëror të vendit. 2. Censi ofron të dhëna për: a) numrin dhe shpërndarjen gjeografike të popullsisë rezidente; b) strukturën demografike dhe karakteristikat kryesore të popullsisë; c) numrin, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e banesave dhe të ndërtesave, që përdoren për qëllime banimi; ç) kushtet e strehimit të popullsisë”,- sqarohet në draft.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.