🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 108.07 ▲7.94%
ARI 4,652 ▼3.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,455 ▼ -2.9% ETH $2,038 ▼ -4.31% XRP $1.3086 ▼ -3.08% SOL $78.8600 ▼ -5.29%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.07 ▲7.94 % ARI 4,652 ▼3.35 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.07 ▲7.94 % ARI 4,652 ▼3.35 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
roze

Dueti Freddie Mercury dhe Michael Jackson

fredie-michaelAta që të dy nuk jetojnë më, por muzika i ka përjetësuar dhe pas kanë lënë atë që pa frikë mund ta quajmë “Grali i Shenjtë i muzikës Rock”. Më 11 nëntor do të publikohet për herë të parë një bashkëpunim mes dy zërave që kanë bërë historinë e muzikës botërore.

Pikërisht në këtë datë do të dalë albumi i ri “Queen Forever”, ku përveç hiteve që kemi dëgjuar dhe nuk lodhemi së dëgjuari sërish, do të jenë edhe tri këngë të reja, mes të cilave ajo e titulluar “There Must Be More to Life Than This”, një duet mes Michael Jackson dhe Freddie Mercury, dy zëra që kanë bërë historinë e muzikës.

Për ekzistencën e këtij dueti flitej prej vitesh dhe bateristi i bandës angleze, Roger Tayler deklaronte vazhdimisht se për publikimin e kësaj kënge duhej pritur marrja e miratimin nga trashëgimtarët e Michael.

Freddie para se të ndërronte jetë ka folur disa herë për bashkëpunimin me Jackson.

“Ishin këngë të bukura, por problemi ishte momenti i zgjedhur për realizimin e tyre pasi ishim që të dy të ngarkuar me punët tona”, deklaronte ai.

Në këtë pjesë vihet re se ai flet për “këngë” në numrin shumës. Më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për tri të tilla, asnjëra e përfunduar. Historia e kësaj kënge nis në vitin 1981, kur Freddie në studio për realizimin e “Hot Space” kompozon këngën. Dy vjet më vonë udhëton drejt Los Anxhelesit për të takuar Michael, por gjatë regjistrimeve Michael ka ndërprerë disa herë sesionet pa arsye.

Në 1984 “Queen” provon ta përfundojë këngën, por Freddie nuk bindet nga dueti dhe vendos publikimin e këngës në albumin solist “Mr Bad Guy” ku zëri i Michael Jackson nuk është.

Që prej asaj kohe kanë kaluar 3 dekada dhe që të dy këngëtarët kanë ndërruar jetë, Freddie në vitin 1991 dhe Jackson më 25 qershor të 2009-ës duke lënë pas trashëgiminë e tyre muzikore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.