Duka akuzon: Fino politizoi garën, ja presionet që po ndodhin!
Fushata, si duket?
“Jemi në prag të Asamblesë së Përgjithshme dhe më duket koha normale, aq më pak për mua që kam kaq vite që bashkëjetoj dhe punoj me aktorët e komunitetit të futbollit. Këto kontakte që kam pasur, këto kam. Nuk dua ta quaj fushatë, nuk më pëlqen si term”.
Sakaq, një akuzë tjetër ka ardhur nga kandidati… Fino thotë për garë të pandershme. Pse nuk ka listë delegatësh të shpërndarë?
“Nuk e di, e kam dëgjuar në fshatin e gjyshit tim për drekë, ndërsa në Fier pashë se kishte kërkesë nga zoti Fino për listën e delegatëve, ndërsa lista e anëtarëve të Asamblesë është bërë publike. Nuk duket diçka anormale. Në një komunikim me sekretarin i thashë që të pajisen të gjithë me listën e delegatëve. Nuk është shkelje shpërndarja e listës. Nuk e konsideroj deformim gare. Komisioni duhet ta vërë në dispozicion. Shpërndarja është bërë dje, si për kandidatët, ashtu edhe për pjesëmarrësit në dhomë”.
Mbas më shumë se një dekade e gjysmë, çfarë e bën që të mendojë se është i vetmi që mund ta drejtojë aq sa vetëm Zoti mund ta ndalojë…
“Nuk e mendoj që jam i vetmi, ka të tjerë, por duhet të marrin iniciativën ta kërkojnë dhe të kenë dëshirë. Të paraqesin programin dhe atë që mendojnë. Mund të ketë më të mirë, por unë kam ofruar kontributin sepse mendoj se e njoh shumë mirë këtë fushë. Këto 16 vite jam rritur unë bashkë me lojën dhe federatën dhe komunitetin. Këtë eksperiencë që kam marrë dua t’ia kthej komunitetit të futbollit. Nuk mendoj që jam i vetmi, por nga këto që paraqiten jam më i miri”.
Pushtetet e gjata despotike…
“Mund të jesh edhe për 1 vit, por edhe për 30 vjet. Varet nga natyra e njeriut dhe si i koncepton gjërat. Nuk ka të bëjë jetëgjatësia. Kemi plot raste që provojnë këtë që thashë unë”.
Arritjet e FSHF-së…
“Federata ka bërë shumë hapa pozitivë, por nëse do të kthehemi në kohën e shumë viteve më parë është konsolidimi i institucionit, jo vetëm nga infrastruktura dhe ambientet e punës, por vetë organizata dhe strukturat. Nga 3-4 menaxherë, sot është realitet. Ka ndryshuar gjithçka totalisht nga vitet e para. Sot jemi në nivele të kënaqshme por jo optimale për atë që kërkon futbolli. Nga moçalishte, luhet në fusha normale. Investimet kanë qenë zero dhe sot janë shifra të mëdha. Kemi nevojë ende për më shumë. Në katër vitet e fundit ka qenë boom cilësor në infrastrukturë, si stadiumet Elbasan dhe Shkodër, por edhe fillimi i punës në “Arena Kombëtare”, në bashkëpunim me qeverinë. Shifrat në 4 vitet e fundit janë disa herë më të mëdha se më parë. Në edukimin në përgjithësi kemi bërë hapa pozitivë. Edhe në edukimin e trajnerëve kemi nisur nga zero dhe sot jemi te licenca që sot të jep të drejtë të punosh kudo në botë. Por, edhe në edukimin e të gjithë profesioneve dhe roleve të tjera. Kemi bërë maksimumin dhe kemi arritur diçka. Duhet më shumë, sigurisht. Edhe rritja e aktiviteteve në nivel kombëtar. Në Shqipëri kishte vetëm një kampionat të kategorisë, vajtje-ardhje, me sistem grumbullimi. Sot kemi kategorinë e parë, të dytë dhe të tretë. Kampionatet e moshave, rajonale. Kemi nisur futbollin e femrave, që më parë ishte shumë e vështirë. Kemi një klub që kalon në Europë, ekip kombëtar U-21, U-19 dhe për këtë vit po të kemi edhe U-17 të femrave. Kemi rritur numrin e fëmijëve. Mendoj se prezantimi i kombëtares i ka shërbyer Shqipërisë. Është kthyer në fe. Me suksesin më të madh të Euro 2016, por edhe klubet. Nëse në vitet e para pjesëmarrja ishte thjesht udhëtim turistik për një tur, sot të gjitha ekipet tona pretendojnë më tepër. Në vitet e fundit, Skënderbeu ka kaluar dy herë, por edhe ekipet e tjera, si Partizani, Kukësi, janë prezantuar me dinjitet. Futbolli shqiptar sot, në arenën ndërkombëtare shihet ndryshe”.
Meritat e Dukës te Euro 2016…
“Nuk kam konceptin e asnjë sporti individual, por vetëm kolektiv. Edhe mundja është kolektive, pasi është stafi i tërë që punon. Ta pretendosh në futboll meritë individuale është fatalitet. Mendoj se kam bërë mirë punën si president, por nuk do të bëja asgjë pa futbollistët dhe stafin drejtues e administratën e FSHF-së, që ka bërë punë fantastike dhe organizim. Të gjithë ekipet kombëtare trajtohen njëlloj. Këto ndihmuan për rezultate të mira dhe për në Europë. Talentet janë pak, diferencat duhen bërë duke nisur nga të voglat për të arritur te të mëdhatë”.
Krahasimi me rajonet
“Nuk mund ta fshehim që Shqipëria sot është në nivelet e futbollit se sa në vendet fqinjët. 16 vjet kanë kaluar edhe në Mal të Zi, Maqedoni, por futbollin se kanë si ne. Nuk duhet të kënaqeni. Nuk është ky maksimumi dhe duhet të pranojmë që jemi shumë më mirë. Jo vetëm që kemi marrë p[jesh në Europian, por kampionatet, infrastruktura dhe si është organizuar futbolli, ka shumë për t’u mburrur çdo shqiptar. Shqipëria ka shkuar me ekip A në Euro 2016 dhe nëse krahason Superligën është më i mirë. Me statistika dhe parametra. Shpërblimet e gjyqtarëve ne Maqedoni janë 7 herë më të vogla. Edhe shpërblimet e futbollistëve më të vogla. Infrastruktura në Maqedoni më e keqe se në Shqipëri. Nëse krahasojmë shifrat që janë investuar, te ne është më lart.
Kosova dhe Shqipëria
“Sot und të vihemi nën akuzë për arritjet dhe se pse kemi marrë lojtarët e mirë kosovarë. Nëse një futbollist është rritur në Kosovë dhe dëshiron të kontribuojë në Kosovë, ta bëjë. Nëse i pëlqen më shumë Shqipëria, ta bëjë për ne. Raportet me FFK dhe FSHF janë shumë të mira. Edhe me origjinë shqiptare mund të luajnë me Kosovën”
Infrastruktura në këto 16 vite
“Infrastruktura, terrenet sportive se ku duhet të luajnë dhe stërviten fëmijët ka një deficit të madh. Numri i fushave, ai fizik, pastaj vjen kualiteti. Kemi bërë hapat e parë. Në vitet ’90, gjithçka u shkatërrua. Tirana ngeli me zero. E njëjta gjë ndodhi kudo. Ajo që kemi bërë, edhe në kushte emergjence, kemi rindërtuar. FSHF u mor me terrenet sportive, pasi askush nuk e bëri. Federata mori nisma dhe bëri projekte. Filloi më fushat e lojës që nuk janë mjaftueshëm.
U bënë 12 fusha me bar sintetik, por duhen shumë më shumë. Se sa duhet të ketë Shqipëria , duhen 20 herë më shumë. FSHF nuk arrin dot të investojë për aq fusha sa ka nevojë, në sajë të buxhetit. Mund të nisë projekt edhe të involvojë pushtetin qendror, donatorë, FIFA-n dhe UEFA-n për të arritur në numrin që kërkon. Tirana sot ka 130 skuadra fëmijësh, pak a shumë. Dhe, këto 130 duan të paktën 50 fusha futbolli, bashkë me kompleksin Internacional dhe Kamzë. Pasi bëhen 10 fusha. Mungojnë edhe 40. Duhet bashkëpunim dhe nisje nga FSHF.
Për asnjë sekondë, FSHF nuk inicion. Por, infrastruktura nuk është histori suksesi. Në Shkodër, FSHF investoi shumë, 5 mln euro. Ndërsa, në stadiumin kombëtar, Arena, është i gjithi i FSHF-së. Orientimi i investimeve është bërë i drejtë. Shqipëria duhet të kishte dy stadiume dhe kombëtarin në Tiranë. Jo vetëm për ekipet, por klubet që përfaqësohen në Europë. Patjetër, siç e thashëm duhen edhe 40 fusha. Por, të mos harrojmë që dikur rrezikonim mos luanim në Shqipëri, për standardet”.
Godina e re, sa ka kushtuar?
Është kompleks sportiv që do të ndërtohet në ish-kompleksin, që ka zyrat dhe ambientet që do t’i shërbejnë ekipeve kombëtare për stërvitje dhe trajnime. Apo shërbimet që i duhen, lakanderi etj. Një mini-stadium me 5 mijë vende, por edhe me ndeshje ndërkombëtare me turne dhe mini-turne. Ka investim total rreth 8 mln euro.
Dinamo pa shtëpi, a do t’i gjeni një të re pasi “ia morët”
Mos më kërko të mbaj përgjegjësi pse ska ekip Ministria e Brendshme dhe pse nuk funksionon më kështu. Dinamo financohej nga kjo Ministri dhe kishte ambientet e saj dhe realitet që nuk ekziston më. Sot jemi në ekonomi tregu që lindinn nisma të reja dhe klube të reja. Më vjen keq për Dinamon apo ndonjë klub tjetër që ka qenë i suksesshëm dhe sot nuk është, por në këto lloj forme, kush investon më shumë, ecën. A mund ta ndihmojë FSHF-ja Dinamon? Nuk bëjmë dot gjë ne, vetë klubet duhet ta bëjnë. Nuk meriton bonus Dinamo? E meritojnë shumë ekipe, por nuk e bën federata. i zumë shtëpinë? Nuk ishte i Dinamos, por administrohej nga Ministria e Arsimit, por aty prapë futboll do të luhet.
Fino tha që nëse vij në krye, do të bëj edhe 5 stadiume, po ju?
Ajo që mund të bëjmë ne në 4 vitet e ardhshme, është rikonstruksioni i dy stadiumeve të tjera, jo ndërtimi. Do të pajisim ë gjithë stadiumet e Superiores me sistem ndriçimi, ndërtimin e fushave për stërvitje me bar natyral dhe mbledhje, që ka kosto më të vogël dhe ndërtimin e disa fushave të tjera, me numra të përcaktuar në strategji dhe në vizionin si e mendojmë ne se si mund të jetë futbolli shqiptar, që përkon me 100 vjetorin e FSHF-së. Kemi menduar të ndërtojmë dhe fusha për të verbërirt, por kemi bërë edhe në të shkuarën, një fushë.
Pse kompleksi në Kamzë vetëm për femrat?
Te kompleksi i Kamzës vetëm ekipi i femrave mund të stërvitet, sepse çdo kombëtare U-21, U-20 dhe U-17 nuk stërviten në Kamzë. Të gjitha stërviten në Kamzë, Durrës, Elbasan, apo ndonjë fushë tjetër sipas rastit. Përveç ekipeve tona, vetëm këtë vit, kemi organizuar 4 turne kombëtar (U-17 femra dhe U-19). Edhe ekipet mike janë stërvitur.
Arritja 12 mln euro në Euro 2016, pse nuk u bë fusha dhe kompleksi për kombëtaren?
Kombëtarja në kompleksin privat (Tropikal) stërvitet në kushtet optimale. FSHF nuk mund të ndërtojë një hotel për kombëtaren. Është më ekonomike në një hotel tjetër.
Po në lidhje me vështirësitë për transmetimin
Nuk ka kushte optimale. Por kanë ndryshuar. Duhet të gjithë bashkë ta ndryshojmë. Dikur nuk e transmetonim Kategorinë e Parë, që paguan vetëm 10 mijë euro në vit.
Si mund të ndihmojnë klubet?
Marrim shembullin e Kukësit, nga ekip me histori Kategori të Dytë apo Tretë, ka kaluar në histori suksesi dhe të mirë menaxhuar, për meritë të klubit, por patjetër që presidenti është vizionari dhe realizon objektivat që i ka vënë vetes dhe klubit. Ka meritë për aq sa it takon klubit. Duhet të ishte realitet shumë më i mirë. Nga kategoritë inferiore, sot është kampion. Nga një fushë malore, sot ka një fushë sintetike, por edhe stadium nga pushteti vendor. Do të ketë edhe investime të infrastrukturë në qytete të tjera. Çdo klub i mirëorganizuar i Superligës, për të pasur rritje dhe zhvillim, duhet të kemi të paktën 5 fusha që nuk i kemi sot.
Shifra e investimeve të FSHF-së nuk përkon me pretendimet e statutit?
Shifra total e investuar nga FSHF është 10 herë me e madhe se buxheti për pagat. Shifër e investuar nga të ardhurat e vetë Federatës. Vetëm te stadiumi kombëtar është investuar 7 mln euro, kur buxheti për administratën është 500 mijë euro.
8 mln euro për kompleksin e FSHF-së. i kujt është ky vendim për ta përuruar pa miratim?
E propozon KE dhe miratohen nga UEFA dhe financohet nga ata. Paraqitet në Asamble dhe më pas zbatohet. Nëse nuk je konform, nuk të financon njeri. FIFA dhe UEFA e kanë përcaktuar dhe e auditojnë.
FSHF akuzohet shumë
Nuk ka ndeshje që nuk thuhet që FSHF nuk ndërhyn. Edhe kur humbet penallti, sulmohet FSHF. Mënyrë për të justifikuar gabimet. Jemi organizatorë që përbëhemi nga njerëz futbolli që dikur kanë qenë futbollistë dhe tashmë punojnë në FSHF dhe menaxhojnë garën. Janë po ato arbitra. Është lojë dhe mbetet lojë. Lojë gabimesh, ku të gjithë punojmë për t’i minimizuar. Niveli zero i gabimeve nuk arrihet, sepse ikën bukuria e futbollit.
Pse nuk u krijua Liga?
Vetë klubet duhet të ishin nismëtarë, për të rënë dakord. Nuk do të thotë që nëse krijohet Liga, gjyqtarët nuk do të gabojnë. Ata në të gjithë botën përcaktohet nga një institucion që quhet komision dhe komitet, duke emëruar arbitrat. Se kush janë njerëzit që përbëjnë këtë institucion, këto duhen bërë me grupet e interesit dhe organizmat e brendshëm, si Liga profesioniste, apo Amatore. Në totalin e një kampionati, çdo ekip ka marrë atë që i takon. Kushdo që e ka fituar titullin, e ka merituar.
E thashë që në fillim që është lojë gabimesh dhe nuk e mohoj që ka. Në finale, gjithkush merr atë që meriton. Nuk besoj që ti je kundër që mund të dilte çdo konkurrent në vitet e fundit. Nuk mund të themi që Kukësi fitoi kot, apo Skënderbeu. Tirana prej arbitrave? Ka marrë pesë, gjashtë kampionate dhe më vjen keq që ndodhet në Kategorinë e Parë.
Dënimet e arbitrave?
Nuk publikohet dënimi i tyre, apo pezullimi. Komisioni i Arbitrimit vendos, për aq kohë sa mund të jenë të aftë dhe në kohë të arbitrojnë.
Episodet flagrante…
Raste flagrante nuk dua as unë, në pozitën që jam. Dortmundi shënoi gol me rrjetën jashtë…
Brahja nuk ka dhënë përgjigje Jeminit pse nuk gjykon?
Analizat bëhen së brendshmi dhe nuk ka vendime përveç rasteve disiplinore.
Shkelje te sponsorizosh, Skënderbeu dhe Kombëtarja
Kodi i Etikës së FIFA-s. Një nga kompanitë aksionere, sponsor i kompanisë së Kombëtares. Kompania Plus Comunication ishte pjesë e kuqezinjve. Nuk ka shkelje, konform me ligjin. Nuk ka asnjë konflikt interesi. FSHF ka marrë para. Gara ka qenë e hapur, dhe ka marrë maksimumin për atë kohë. Unë kam qenë një aksionerë në minorancë. Edhe kontrata që kishte me Plus, FSHF ka marrë para dhe nuk ka dhënë. Do të doja që shumë kompani të tjera të paguante sa edhe plusi.
Pse FSHF se bëri publik vendimin e UEFA-s për Skënderbeun?
FSHF vendimet e veta i bën publike, UEFA të vetat. Pse FSHF duhet të bëjë publik një vendim kur e bën UEFA. UEFA nuk varet nga ne, kur mori vendimin e publikoi dhe e dërgoi dhe në FSHF.
Ditën kur do të luhej Skënderbeu-Partizani, UEFA ka dërguar vendimin
Nuk është e vërtetë. Kur ka marrë vendim e ka publikuar.
Të vetmit titull që nuk keni dorëzuar në podium është ai titull, pra 2015-2016, pasi nuk ishit ju por Shulku?
Isha i angazhuar. Koincidence. Nuk është se unë dija se do të dënohej.
Fondi i solidaritetit?
Si shumë fonde të tjera ishte pjesë e pasqyrave financiareve të FSHF-së, që ka shkuar për projektet e klubeve.
A ndahet në mënyrë të barabartë?
Ndahen sipas prioriteteve që vendos FSHF. Nuk ka ndarje matematike, nëse ka 54 klube, kaq fonde përpjesëtohen në mënyrë të barabartë. Projektet aplikohen në FIFA dhe UEFA dhe bashkohen fondet.
Dënimi i Skënderbeut, koment
Nuk më vjen mirë që as Skënderbeu, por qoftë edhe Skrapari, të dënohet. Të gjithë jemi të keqardhur për këtë histori
Politika po ndërhyn?
Nuk jam i sigurt nëse bizneset private janë kaq të pavarur dhe politizuar. Do të donim 0 ndërhyrjen e politikës në shumë organizata. Madje, kontribuuam maksimalisht për ta shmangur dhe minimizuar. Sot në vitin 2018 duket cik më shumë e involvuar dhe përfshirë. Vetë eksponenti i lartë i një partie e ka politizuar garën, duke bërë tifozë anëtarët e partisë, që po bëjnë maksimumin për ta ndihmuar.
Edhe ju jeni përfshirë në politike?
E kam dëgjuar dhe i kam dhënë përgjigje. Fakti që kam simpati dhe marr pjesë në aktivitete elektorale, sma ndalon njeri. Jam qytetar i këtij vendi dhe kam të drejtë të dëgjoj çdo parti, të marr pjesë në aktivitet sepse jam votues. Nuk përfshihem në politikë në asnjë rast.