🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 109.54 ▲9.41%
ARI 4,633 ▼3.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,190 ▼ -3.46% ETH $2,030 ▼ -4.89% XRP $1.2972 ▼ -4.05% SOL $78.3000 ▼ -6.1%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 109.54 ▲9.41 % ARI 4,633 ▼3.74 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 109.54 ▲9.41 % ARI 4,633 ▼3.74 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Durrës, 2 të rinj në pranga për vjedhjen e Albtelekom

Policia e Durrësit ka mundur të zbardhë vjedhjen e ndodhur pak ditë më parë në dyqanin kryesor të Albtelekomit të qytetit bregdetar.

Vjedhja e 740 mijë lekëve në dyqanin që ndodhet në godinën e Postë-Telekomit në Durrës ishte denoncuar nga punonjësit e tij, që në mëngjesin e 18 majit e gjetën të boshatisur kasafortën, ndërsa në dyqan nuk kishte shenja hyrjeje me forcë.

Hetimet çuan në zbardhjen e vjedhjes dhe ndalimin e shtetasve Maringlen Gruda, 25 vjeç dhe Fabjan Luku, 21, të dy nga Durrësi. Nga hetimet ka rezultuar se Gruda i ka vjedhur çelësin e godinës bashkëshortes së tij, punonjëse në dyqanin e Albtelekomit dhe përmes tij ka hyrë në dyqan ku ka bërë dhe çaktivizimin e alarmit. Në këtë vjedhje dyshohet se ka bashkëpunuar edhe 21-vjeçari Luku.

Specialistët e krimit të policisë së Durrësit kanë sekuestruar një automjet tip “BMW” të blerë nga Gruda me paratë e vjedhura, 43.000 lekë të mbetura nga sasia e vjedhur, si dhe një motor në pronësi të Lukut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.