🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

“E vrau sepse kërkoi divorcin”- Detaje tronditëse nga krimi i rëndë në Greqi, viktima kishte takim sot me avokaten! Shq

Zbardhen detaje tronditëse nga krimi i rëndë në familjen shqiptare në Kretë, ku burri Bujar Meço qëlloi me thikë për vdekje bashkëshorten Esma Meço, të dy nga Gramshi, e më pas tentoi flijimin duke pirë benzinë.

44-vjeçarja është vrarë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Rodopi të Greqisë, pas një historie të gjatë të dhunës në familje.

Gruaja kishte vendosur të ndahej nga 53-vjeçari dhe kishte lënë një takim me avokaten e saj për ditën e sotme, për të nisur procedurat e divorcit.

Sipas mediave greke, 44-vjeçarja punonte sezonalisht në ishullin e Thassos dhe ishte kthyer në shtëpi për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj 16-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës. Gjatë një konflikti, 53-vjeçari dyshohet se e goditi bashkëshorten me thikë në qafë. Në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e çiftit, vajza 16-vjeçare dhe djali 19-vjeçar.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, gruaja ka marrë një goditje të vetme me thikë në qafë. Plaga ishte e thellë dhe kishte prekur mushkërinë e djathtë, duke shkaktuar hemorragji të rëndë. Ekspertët vlerësojnë se vdekja ka ndodhur brenda 3 deri në 5 minutave nga goditja.

Pas sulmit, djali 19-vjeçar e ka marrë nënën dhe e ka dërguar me urgjencë në spital, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Sipas avokates së viktimës, Evangelia Kola, 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej pas episodeve të përsëritura të dhunës, të cilat dyshohet se lidheshin edhe me xhelozinë e bashkëshortit. Në vitin 2022, ajo e kishte denoncuar atë për dhunë në familje, kur çifti ndodhej në Kretë. 53-vjeçari ishte arrestuar në atë kohë, por më pas ishte liruar.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se 53-vjeçari kishte marrë trajtim psikiatrik në të kaluarën dhe përdorte medikamente.

Pas vrasjes, autori i dyshuar tentoi t’i jepte fund jetës, duke u vetëplagosur me thikë dhe duke konsumuar një sasi të panjohur lëngu, që dyshohet se mund të ketë qenë pesticid ose benzinë. Ai ndodhet i shtruar në spital nën masa të rrepta sigurie dhe jashtë rrezikut për jetën.

Bdaj 53-vjeçarit është ngritur një çështje penale për vrasje, dhunë në familje dhe shkelje të ligjit për armët. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.