☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,676 ▼0.02%
DOW 53,464 ▼0.21%
NASDAQ 26,130 ▼0.08%
NAFTA 82.55 ▲0.39%
ARI 4,643 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $79,352 ▲ +1.62% ETH $2,499 ▲ +2.28% XRP $1.4262 ▲ +2.66% SOL $104.6700 ▲ +8.75%
S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 82.55 ▲0.39 % ARI 4,643 ▼0.22 % S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 82.55 ▲0.39 % ARI 4,643 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Shendeti

Gjithmonë të uritur, thonj të dobët dhe flokë që bien? Ja ç’mund të keni

Gjithmonë të uritur, thonj të dobët dhe flokë që

Foto: Wong Yu Liang//Getty Images

Disa sinjale që ju jep trupi është e lehtë t’i injorosh. Uria që rikthehet pak pasi ke ngrënë, thonjtë që thyhen lehtë, flokët që duket sikur po bien më shumë se zakonisht – secila nga këto simptoma më vete mund të mos të thotë shumë. Por kur fillojnë të shfaqen bashkë, ndoshta ia vlen t’i kushtosh pak më shumë vëmendje dietës.


Një nga arsyet e mundshme për këto simptomave mund të jetë mungesa e proteinave. Proteina nuk lidhet vetëm me muskujt dhe palestrën; ajo luan rol edhe te ngopja, rigjenerimi i indeve, flokët dhe thonjtë.

Ja 5 shenja që mund të tregojnë se dieta jote ka nevojë për pak më shumë proteina.

1. Jeni gjithmonë të uritur


Nëse sapo ke ngrënë, por pak më vonë po kërkon sërish diçka për të ngrënë, mund të jetë një sinjal që vakti yt nuk ka pasur mjaftueshëm proteina. Proteina ndihmon në ngopje dhe, kur mungon, mund të ndiheni të uritur shumë shpejt pas vaktit.

2. Plagët e vogla shërohen ngadalë

Proteina është e rëndësishme për ndërtimin e indeve të reja dhe të kolagjenit, ndaj ndihmon edhe në procesin e shërimit të plagëve. Nëse trupi nuk merr mjaftueshëm proteina, proceset e rikuperimit mund të jenë më të ngadalta.


3. Nuk po formon muskuj

Mund të stërvitesh rregullisht, por nëse dieta ka shumë pak proteina, rezultatet në masën muskulore mund të jenë më të vështira për t’u arritur. Natyrisht, proteina vetëm nuk mjafton për të ndërtuar muskuj, por është një nga elementët kryesorë që i duhen trupit për rikuperim dhe zhvillim.

4. Po të bien flokët

Rënia e flokëve mund të ketë shumë shkaqe, ndaj nuk duhet lidhur automatikisht me mungesën e proteinave. Megjithatë, proteinat janë të nevojshme për ciklin normal të rritjes së flokëve. Nëse marrja e tyre është shumë e ulët, mund të ndikojë në prodhimin e folikulave të reja dhe të shëndetshme.

Nëse rënia e flokëve është e fortë ose e vazhdueshme, shkaku duhet vlerësuar nga mjeku dhe jo të supozohet se është vetëm çështje ushqimi.

5. Thonjtë e dobët dhe që thyhen lehtë

Thonjtë përbëhen kryesisht nga keratina, një lloj proteine. Kur dieta nuk siguron mjaftueshëm proteina, thonjtë mund të bëhen më të brishtë. Megjithatë, edhe mungesa të tjera ushqyese, si vitamina dhe minerale të caktuara, mund të ndikojnë në shëndetin e tyre.

Si të shtosh më shumë proteina pa e komplikuar dietën

Ekspertët këshillojnë të mos përpiqesh të ndryshosh gjithçka menjëherë. Mund të nisësh me ndryshime të vogla: pak më shumë kos grek, vezë në mëngjes, gjizë, peshk, mish, bishtajore ose burime të tjera proteinash që të përshtaten.

Një tjetër këshillë është të mos e lësh gjithë proteinën për darkë, por ta shpërndash gjatë ditës. Mëngjesi, për shembull, mund të përfshijë vezë dhe kos grek.

Këto shenja nuk janë provë e sigurt se ke mungesë proteinash, sepse mund të lidhen edhe me shumë faktorë të tjerë. Por nëse disa prej tyre shfaqen bashkë dhe dieta jote është e varfër në burime proteinash, mund të jetë një arsye e mirë për t’i kushtuar më shumë vëmendje mënyrës si ushqehesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.