🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,140 ▼ -0.12% ETH $2,185 ▲ +0.28% XRP $1.4111 ▼ -0.33% SOL $86.2800 ▼ -0.61%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Politika

Elvis Roshi ‘kërcënon’ Ben Blushin, deputeti lexon mesazhin

Deputeti kritik brenda Partisë Socialiste, Ben Blushi ka denoncuar në Kuvend një ‘kërcënim’ që i ka ardhur në telefoni celular të tij nga një person që i është prezantuar me emrin e krybashkaikut të Kavajës, Elvis Roshi.

Blushi u ngrit në foltoren e Kuvendit ku lexoi para kolegëve deputetë dhe kryeministrit Edi Rama, mesazhin nga Roshi, që i kishte mbërritur në celular menjëherë pasi deputeti i PS kishte mbajtur një fjalim në seancën e së enjtes të shkuar.

“O Blush, Elvis Roshi jam. Unë nuk kam bo asnjë krim si thatë ju dhe shumë shpejt do të dal para publikut. Po s’të kam borxh ty se kam mbështetje  gjithë popullin e Kavajës…” lexoi një pjesë të mesazhit deputeti Blushi, ndërsa menjëherë ju kthye me ton të ashpër kreut të qeverisë Edi Rama, duke ironizuar me faktin që kryebashkiaku ka ndërruar emrin.

Blushi bëri publik edhe numrin e telefonit nga i ishte dërguar mesazhi: 069 6007770, dhe ngriti pyetjen: Kush është ai?.

Express tentoi të kontaktojë me numrin në fjalë, i cili rezulton se është i kryebashkiakut, por numri është i padisponueshëm.

“Kush është ky Elvisi, apo Ervini. Pati një problem thua ti si gjithë emigrantë. Po në KQZ si shkon ai, si Ervin apo Elvis? Ke më ndërmend të ndërrosh akoma pastaj? Pse po ja nxin faqen vendit?. Kush janë këtë njerëz? Janë të gjithë me precedentë penalë! Kjo është mënyra sesi e mban pushtetin? Ku e gjen ky guximin?! E di unë ku e gjen ky guximin, se të ka ty që më çon mua mesazhe! Kjo është e neveritshme, se nuk i kap ligji. Se e mbron ti! Dhe ke ndër mend ta lavdërosh pas kësaj akoma”, tha Blushi duke ju drejtuar Ramës.

Deputeti socialist akuzoi kryeministrin se ka ngritur “llumin në piedestal” dhe se Elvis Roshi guxon ngaqë sipas Blushit, ka mbështetjen e Edi Ramës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.