🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,946 ▲ +0.49% ETH $2,246 ▲ +0.82% XRP $1.1690 ▼ -0.92% SOL $90.0100 ▲ +0.04%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Ata që kanë dalë njëherë në protestë, janë me protestuesit”, Vongli: Rënia e numrit nuk është dekurajues

Pedagogia dhe aktivistja, Haris Vongli e ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillim në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e cila po vijon prej 59-të ditësh në kryeqytet.

Ajo gjatë fjalës së saj u shpreh se rënia e numrit të protestuesve nuk është dekurajuese. Sipas saj tkurrja e protestuesve ka ardhur për shkak të temperaturave të larta, sezonit të pushimeve, lodhjes dhe ndërhyrjeve të policisë.

Sipas saj, çdo person që ka dalë të paktën një herë në shesh vazhdon të mbështesë protestën. Ajo thekson se përballë këtij reagimi, kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar e kuptojnë nivelin e lartë të pakënaqësisë që ekziston te populli.

“Nuk është njësoj pjesëmarrja në numër sepse edhe vera, temperaturat e nxehta, pushimet edhe lodhja e njerëzve, por mos harrojmë edhe përfshirja e policisë, e forcave të rendit edhe dhuna nga ana e tyre, edhe njerëzit janë dhe të lodhur. Mendoj që nuk është e njëjtë në numër.

Sigurisht është e dukshme që nuk është e njëjtë në numër. Ndërsa, arriti mbi 100.000 protestues të paktën në datën kur erdhi diaspora. Por nuk është vetëm ai numri i protestuesve në shesh, është dhe numri i protestuesve kudo në diasporë, është dhe numri i atyre protestuesve që unë i quaj “të heshtur”.

Pra ata për kushte të ndryshme, thashë edhe lodhja fizike, edhe lodhja psikologjike, edhe pushimet, edhe temperaturat e nxehta. Sigurisht diaspora e ka rritur numrin e saj, por ata që kanë dalë të paktën një herë në protestë janë protestues dhe bëjnë pjesë e gjithë kësaj përmbajtjeje të njerëzve, shqiptarëve që ngritën zërin nga pakënaqësitë e ndryshme.

Dhe vërtet për mua personalisht nuk është fare dekurajues numri. Mendoj që do të ketë tkurrje siç ka, do të ketë rritje. Mendoj që mund të ndizet sërish. Dhe siç e thashë, nëse do të shikoni inbox-in tim në të gjitha faqet e mia të rrjeteve sociale, janë realisht me qindra njerëz që më shkruajnë në ditë për arsye nga më të ndryshmet që nuk dalin. Administratë publike, fëmijë të prindërve në moshë, shumë të rinj si puna ime që janë larguar jashtë, njerëz që kanë dhe histori personale.

Unë mendoj që Edi Rama një nga frikërat më të mëdha e ka jo vetëm faktin se numrat kanë qenë shumë të lartë në protestë. Edi Rama e ka kuptuar që për herë të parë njerëzit janë ngritur kundër tij edhe në heshtje. Pra në zemrat, në mendjet e njerëzve ai sheh një kundërshtim ndaj pushtetit të tij”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.